E Diel, 1 Nëntor 2026

Bastisje në lidhje me “rastin e pasaportave”

Si rezultat i një urdhri të gjykatës për bastisje të pronave të banimit dhe të zyrave të nëntë të pandehurve në lidhje me rastin e pasaportave, në mëngjesin e datës 5 qershor, 2013, Policia e Kosovës dhe Policia e EULEX-it kanë zhvilluar një operacion të përbashkët të bastisjes, transmeton Rel

“Bastisja është urdhëruar si pjesë e hetimit lidhur me vjedhjen e 1.4 milion eurove, e cila ka ndodhur në kuadër të një kontrate për pasaporta biometrike në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Hetimi ekzistues është zgjeruar në mënyrë që të përfshijë akuza të reja dhe shtatë të pandehur të rinj”, thuhet në njoftimin e misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Po sipas tij, të pandehurit janë duke u hetuar në lidhje me veprën penale Krim i Organizuar në shkelje të nenit 274 KPK, Pastrim Parash në shkelje të nenit 32, Ligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe të Financimit Terrorist 2010, Pranim i Mallrave të Vjedhura në shkelje të nenit 272 KPK dhe Evazion Fiskal në kundërshtim me nenin 63 (1) dhe (2) të Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›