E Diel, 1 Nëntor 2026

Fuere: Marrëveshja e Ohrit kusht për integrimin në BE

SHKUP- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Ervan Fuere deklaroi se BE-ja do të vazhdojë të përkrahë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas tij, kjo marrëveshje që garanton zhvillimin e një shoqërie multietnike, paraqet një nga kushtet për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Deklaratat e ambasadorit Fuere u bënë gjatë një takimi lamtumire me zv/kryeministrin e Maqedonisë, Abdilaqim Ademin.

(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›