Wikileaks publikon nesër dokumente për Berluskonin

Faqja e interneteti Wikileaks pritet të publikojë nesër dokumente për Italinë. Sipas mediave italiane dosjet përmbajnë materiale sekrete që tregojnë, në mënyrë të veçantë për marrëdhëniet mes Italisë dhe SHBA-së.
Sipas mediave italiane rreth 4 mijë dokumente do të botohen nesër në dy gazetat italiane; “La Repubblica” dhe “Espresso”.
Sipas mediave dokumentet tregojnë për gjithë politikën e jashtme por në qendër të tyre është kryeministri Silvio Beluskoni.
Një nga dosje flet për vitin 2002, kur Berluskoni erdhi në pushtet dhe mbyllet në vitin 2010. Flitet për biseda të zbardhura mes Obamës dhe Berluskonit dhe për Romao Prodin gjatë kohës që ishte kryeministër.
Sipas gazetave italiane, temat e trajtuara në dokumente janë të shumta, por më tepër flitet për Berluskonin.
Në dosje ka dhe komente për politikanë të veçantë si; Napolitano, Fini, La Russa, Letta, Frattini, Bossi, D’Alema, Prodi, Veltroni, Ciampi dhe shumë të tjerë.
Mediat italiane shkruajnë se publikimi i këtyre dokumenteve mund të sjellë probleme dhe në politikën e brendshme italiane.