E Diel, 1 Nëntor 2026

Fuere Qeveria te mos nderhyje ne punet e gjyqesorit

Kritikat e vazhdueshme te kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski ndaj Gjykates Kushtetuese kane shkaktuar reagimin e diplomacise ne Shkup.

Ambasadori i Bashkimit Evropian deklaroi se qeveria dhe faktori politik duhet te shikojne perpara dhe te punojne per integrimin dhe jo te nderhyjne ne punet e gjyqesorit.

Sipas tij lufta verbale rreth funksionimit te gjykates e minon imazhin e nje vend kandidat per ne BE.

Besojme se te tilla veprime minojne shtetin e se drejtes. Duhet te behet pavaresia e gjyqesorit dhe rritja e besimit si perforcim i funksionimit te tij ne gjitha nivelet tha Fuere. BDI parti ne pushtet vlereson se kritikat e Fueres jane objektive.

Gruevski disa dite me pare deklaroi se Gjykata Kushtetuese ka humbur kredibilitetin e saj dhe ne shenjester te sulmeve ka qene kreu i ketij organi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›