Kosove privatimi i PTK hiqet nga rendi i dites
Kjo u be me kerkese te LDK-se me arsyetimin se situata politike eshte e pafavorshme pas doreheqjes se Fatmir Sejdiut.Kete kerkese e mbeshteti zevendekryeministri Hajredin Kuci dhe shumica e deputeteve.
Ne fakt ky vendim erdhi pasi mediat ne Kosove citonin burime te aferta me qeverine sipas te cilave kryeministri Thaci kishte kercenuar me doreheqje nese LDK nuk miratonte strategjine per privatizimin e 75 te aksioneve te PTK-se. Qeveria e kosoves ka marre oferta nga 5 kompani per privatizimin e kompanise.
Por duke iu referuar serish burimeve ne LDK-se mesohet se mosmiratimi do te ishte nje kunderpergjigje ndaj mungeses se perkrahjes per Sejdiun nga ana e PDK. Por i pyetur mbi keto zerat per doreheqjen e mundshme te kryeministrit zevendesi i tij Hajredin Kuci u ka thene gazetareve se jane te pasakta duke aluduat madje deri ne sajimin e tyre. Ai tha se ne qeveri punet jane duke shkuar me se miri.