Akuza për Barajn, leja në Polici

Besnik Baraj
Prokuroria e akuzon se nuk mori masat e nevojshme në përputhje me ligjin për tubimet
Deputeti i PS: Ishte rutinë, protesta u organizua nga PS
Ish-kreu i PS-së së Tiranës, Besnik Baraj, ka konsumuar veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime dhe ma-nifestime të paligjshme, në cilësinë e personit që ka marrë përsipër zhvillimin normal të protestës sipas Prokurorisë. Në kushtet kur deputeti Besnik Baraj është përfaqësues i subjektit politik që mori përsipër zhvillimin normal të një tubimi paqësor dhe për shkak të mosmarrjes së masave të nevojshme në përputhje me ligjin për tubimet, shpërfillje, e cila ndikoi në degradimin e protestës në akte të dhunshme, janë fakte të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se ai ka konsumuar elemente të veprës penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, lind e domosdoshme kryerja e disa veprimeve hetimore ndaj tij, thuhet në letrën e Prokurorisë drejtuar Kuvendit. Në shpjegimet që ka dhënë në organin e akuzës, Baraj ka thënë se ka qenë larg Kryeministrisë kur kanë nisur përplasjet mes protestuesve dhe policisë.
Deklarata e Barajt në Prokurori
Pyetje: Në DPQ Tiranë është sekuestruar një shkresë e Asamblesë së PS-së Tiranë me nr.2 prot, datë 19.01.2011, e cila është nënshkruar nga ana juaj. Çfarë mund të na thoni rreth këtij fakti, cili ka qenë qëllimi i kësaj shkrese?
Përgjigje: Në këta pesë vjet që unë jam në drejtim të PS Tiranë, komunikimi me Policinë është bërë prej meje duke pasur si objektiv informimin, sqarimin madje jo vetëm nëpërmjet shkresave, por edhe nëpërmjet takimeve ku unë kam qenë i hapur dhe i predispozuar për transparencë dhe bashkëpunim, të cilin e kam gjetur dhe tek ata. Ky njoftim është rutinë dhe është bërë sa herë është mbajtur tubim në Tiranë, pavarësisht se në të kontribuojnë dhe qarqe të tjera, të cilat mbulohen nga deputetët respektivë.
Pyetje: Njoftimi juaj është bërë mbështetur në ligjin nr. 8773, datë 23.04.2001 Për tubimet, neni 5 i të cilit përcakton se njoftimi i Policisë së Shtetit bëhet detyrimisht nga organizatori dhe drejtuesi i tubimit jo më vonë se tri ditë nga zhvillimi i tij. Përse i jeni drejtuar ju Policisë, ndërkohë që pak më parë keni shpjeguar se organizimi i tubimit bëhet nga PS në rang kombëtar?
Përgjigje: Është një praktikë në organizimin e tubimeve kudo ku ato zhvillohen, qoftë edhe në nivel kombëtar, që kërkesën formale ta bëjë kreu i partisë, ku do të mbahet tubimi, për rastin konkret, e kam bërë unë, si kreu i PS-së, dega Tiranë. Ndërkohë, përgjegjësinë në organizim e kanë forumet drejtuese të partisë të ndarë sipas organizimit elektoral. Për shembull, unë mbuloj Njësinë Bashkiake Nr. 2 për qytetin e Tiranës dhe merrem me organizimin e partisë dhe tubimeve për këtë njësi, sikurse deputetët e tjerë të qytetit të Tiranës mbulojnë njësitë e tjera. Si përfundim, në organizimin e mitingut kanë marrë pjesë deputetët dhe forumet drejtuese të partisë sipas zonave.
Pyetje: Në vështrim të ligjit të sipërcituar, detyrimi për të njoftuar Policinë për zhvillimin e tubimit i takon organizatorit dhe drejtuesit të tij. A e keni parasysh që nëpërmjet njoftimit të bërë ju merrnit përsipër edhe rolin e organizatorit e drejtuesit?
Përgjigje: Jo, në asnjë rast nuk mendoj që kur një forcë politike organizon një miting, mund të marrë këtë rol qoftë edhe kryetari i saj, ne u bëmë si interlokutorë me Policinë dhe morëm përsipër organizimin e mitingut pikërisht për të kontrolluar maksimalisht dhe për të shmangur përplasjen me policinë. Pasi tubimi, për shkak të problematikave polivalente sociale, nëse nuk do të merrnim ne këtë rol, do të bëhej në mënyrë spontane dhe probabiliteti për të pasur më shumë viktima do të ishte më i lartë. Falë rolit të deputetëve, mendoj se përplasja dhe tragjedia ngeli në këto nivele.
Pyetje: Ligji në fjalë parashikon detyra dhe detyrime të qarta për organizatorin, drejtuesin dhe personat pjesëmarrës në to. A i kishit parasysh këto detyrime në momentin e njoftimit të Policisë së Shtetit?
Përgjigje: Po, dhe ka qenë kjo arsyeja që në një shkresë i kam cituar Policisë se drejtues i mitingut do të ishte PSSH dhe forumet drejtuese të saj, ku thelbin e përbëjnë deputetët e PS dhe se çdonjëri prej tyre ishte përgjegjës për organizimin e zonës së vet elektorale.
Pyetje: Ju tregohet një shkresë e Asamblesë socialiste, Bashkia Tiranë me nr. 3 prot, datë 20.01.2011. A është kjo shkresa që cituat më parë?
Përgjigje: Po, kjo është shkresa e cituar më sipër.
Pyetje: Çfarë keni pasur parasysh kur keni përmendur në pikën një të kësaj shkrese se drejtues i tubimit është PS dhe forumet e saj?
Përgjigje: Këtu kam parasysh Asamblenë e përgjithshme Kombëtare, ku rolin më të rëndësishëm e kanë luajtur deputetët dhe kryetarët e PS në qarqe. Dua të shtoj se në komunikim verbal me krerët e Policisë Tiranë i kam informuar konkretisht për deputetët përkatës që do të kryesonin çdo vend grumbullimin, së bashku me skicën dhe telefonat e tyre.
Pyetje: A keni dijeni se cili apo cilët persona do të mbanin kontakte me drejtuesit e Policisë së Shtetit gjatë zhvillimit të tubimit dhe në çmënyrë do të realizohej ky komunikim, para dhe gjatë tij?
Përgjigje: Siç e sqarova më sipër, gjatë komunikimit verbal me Policinë e Shtetit, unë ju tregova deputetët përgjegjës për çdo grupim, që në rast nevoje të komunikonin ndërmjet tyre, ndërkohë, me sa më thanë, pas tubimit ata kanë tentuar të lidhen me mua, por nuk e di se çfarë arsye, ndoshta nga interferenca e mundshme në atë zonë, nuk arrinin të lidheshin. Sidoqoftë, unë kam komunikuar me pjesë të efektivave gjatë tubimit dhe jam përpjekur të ul tensionin qoftë te policia, qoftë te demonstruesit.
Pyetje: Me shkresën nr. 430/6 prot, datë 19.01.2011, DPQ Tiranë i ka sjellë në vëmendje KPSSH, Edi Rama, faktin që për tubimin e datës 21.01.2011 ishte i nevojshëm dërgimi i njoftimit me shkrim. A mund të na shpjegoni rrethanat pse njoftimi është bërë nga ana juaj, ndërkohë që edhe vetë keni pranuar që organizator i tubimit është PSSH dhe forumet e saj?
Përgjigje: U njoha me shkresën e mësipërme dhe dua të theksoj se nuk kam pasur ndonjë dijeni për këtë shkresë. Unë e kam bërë njoftimin në polici si çdo njoftim i këtyre 20 viteve, pasi njoftimet për tubimet në Tiranë i bën Dega e PS Tiranë, edhe pse kanë pasur karakter kombëtar. Kryetari i PS-së më pak pyetur nëse e kam bërë njoftimin, të cilit i jam përgjigjur në mënyrë pohuese. Ka shumë të ngjarë që shkresa ime të jetë nisur në të njëjtën kohë që dhe policia ka nisur shkresën që cituat në pyetje.
Pyetje: Shkresa juaj e prot nr. 3, datë 20.01.2011 është në përgjigje të shkresës së DPQ Tiranë, nr. 430/14 prot, datë 20.01.2011. Mund të më shpjegoni arsyet përse nuk keni përshkruar në këtë shkresë se cilët do të ishin ndihmësit për mbarëvajtjen e tubimit, të cilët njëkohësisht do të ishin pajisur me shenja dalluese?
Përgjigje: Theksova më lart se përgjegjës për çdo vendgrumbullim ishin deputetët respektivë, të cilët janë publikisht të njohur dhe mendojmë se nuk ka nevojë për shenja dalluese. Ndërkohë, se cilët ishin këta deputetë, e kam konsumuar verbalisht me drejtuesit e Policisë së Shtetit.
Pyetje: A mund të na thoni se në momentet e para të fillimit të demonstratës demonstruesit që ndodheshin përballë selisë së Kryeministrisë nga cili qark i Shqipërisë ishin?
Përgjigje: Siç ndod