E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule: Imunitetet, sipas standardeve të BE-së

Gazeta Shqip

Kukan: Ka një shpresë për statusin kandidat në këshillin e dhjetorit

Komisioneri Europian i Zgjerimit, Stefan Fule, përshëndet marrëveshjen e arritur të mërkurën për reformën elektorale. Përmes një njoftimi nga zyra për shtyp e komisionerit Fule, theksohet se marrëveshja ndërpartiake për Kodin Elektoral në Komisionin Parlamentar për Reformën Elektorale është një zhvillim i mirëpritur. Qoftë mazhoranca dhe opozita duhen vlerësuar për këtë marrëveshje, ashtu si dhe puna e mirë teknike e përfunduar. Nëse Kodi Elektoral miratohet javën e ardhshme, siç është planifikuar, kjo do të përbënte një hap të rëndësishëm përpara për përfundimin e marrëveshjes politike të nëntorit. Reforma elektorale nuk është vetëm një nga prioritetet kyçe të opinionit të KE-së, por është edhe esenciale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 2013-s, thuhet në këtë deklaratë. Mazhoranca qeverisëse dhe opozita duhet të ndërtojnë mbi këtë zhvillim të mirë dhe të thellojnë më tej dialogun politik dhe bashkëpunimin për të përfunduar punën e nisur në prioritetet e tjera kyçe të opinionit të Komisionit Europian dhe të arrijnë një masë të konsiderueshme rezultatesh brenda vjeshtës. Reformat në sundimin e ligjit përbëjnë një faktor kyç për të ecur përpara në rrugën e integrimit në BE. Në këtë kuadër, votimi për heqjen e imuniteteve në përputhje me standardet europiane do të ishte një element i rëndësishëm në drejtimin e duhur. Inkurajojmë të gjitha palët që të kontribuojnë për të intensifikuar përpjekjet në këtë drejtim dhe të tregojnë një qëndrim konstruktiv, përfundon deklarata.

Kukan

Në përfundim të takimit të Komitetit të Asocim-Stabilizimit Shqipëri-BE, kreu i delegacionit të Parlamentit Europian për Ballkanin, Eduard Kukan, deklaroi se nuk dëshiron ta mendojë dështimin për statusin. Kukan u shpreh se statusi nuk është për partitë, por për popullin, ndaj këshilloi partitë që të mos përgatiten se kë do të akuzojnë për dështimin, por të vihen në garë se kush të kontribuojë më shumë. Kukan, duke iu referuar paktit për reformën zgjedhore, shtoi se duhet të përparoni në ato 12 përparësi kryesore dhe duhet t’i përmbushni ato. Është e lehtë të thuhet me fjalë, pasi unë jam i ndërgjegjshëm për të gjitha problemet dhe çështjet që duhen adresuar. Por klima ishte më e mirë, siç vërejta gjatë gjithë takimit dhe rëndësia e kësaj periudhe kohe është shumë e madhe për të ardhmen e vendit, pra për statusin e vendit kandidat, meqë siç e kuptoj, Shqipëria dëshiron të përparojë në rrugën europiane dhe po krijohet një presion pozitiv ndaj të gjithë aktorëve politikë në Shqipëri. Reforma zgjedhore është një hap shumë i rëndësishëm në këtë drejtim, por mendoj se duhen më shumë rezultate konkrete. Ne mund ta shohim me pozitivitet këshillin e dhjetorit. Nënkryetarja e komisionit të Asocim-Stabilizimit, deputetja e PS-së, Valentina Leskaj, theksoi se ne ende nuk kemi plotësuar paketën e nëntorit, pra së pari duhet të ketë paketë, sepse siç dihet reforma parlamentare është ende e papërfunduar. Pa dyshim që ka përfunduar pjesa tjetër, edhe me kontributin e opozitës dhe unë duhet të falënderoj edhe një herë përfaqësuesit e BE-së, që këtë herë, ndoshta, si asnjëherë tjetër, vlerësuan rolin substancial të opozitës në reforma, gjë që u theksua fare qartë nga zoti Sannino dhe nga zoti Kukan. Kryetari Fatos Beja, u shpreh se jemi i vetmi vend që kemi mbetur për shkak të konfliktit politik. Për fat të mirë, sot jemi në një situatë krejt tjetër, kanë mbetur pak gjëra për t’u realizuar. Në krijimin të këtyre përparësive, ne jemi në fund të përmirësimit dhe unë jam shumë optimist që do ta marrim statusin në vjeshtë.

Som

Leskaj tha se ne ende nuk kemi plotësuar paketën e nëntorit, sepse, siç dihet, reforma parlamentare është ende e papërfunduar

Imunitetet

Votimi për heqjen e imuniteteve në përputhje me standardet europiane do të ishte një element i rëndësishëm në drejtimin e duhur

Fule

Nëse Kodi Elektoral miratohet javën e ardhshme, siç është planifikuar, kjo do të përbënte një hap të rëndësishëm përpara për përfundimin e marrëveshjes politike të nëntorit

Kukan

Reforma zgjedhore është një hap shumë i rëndësishëm në këtë drejtim, por mendoj se duhen më shumë rezultate konkrete. Ne mund ta shohim me pozitivitet këshillin e dhjetorit

Beja

Jemi i vetmi vend që kemi mbetur për shkak të konfliktit politik. Për fat të mirë, sot jemi në një situatë krejt tjetër, kanë mbetur pak gjëra për t’u realizuar

Fule: Imunitetet, sipas standardeve të BE-së burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›