Fule: Liderët politikë të zgjidhin krizën

Po mbahet konferenca pas Takimi të Nivelit të Lartë në Sarajevë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
Ministri i Jashtëm i Spanjës, Miguel Anhel Morantinos tha se në Ballkanin Perëndimor ka pasur zhvillime pozitive. "Por ne duhet të ecim edhe më shumë përpara. Ne duhet të kemi angazhim për gjithë rajonin dhe përgjegjësi për të gjitha palët. BE do punojë për të avancuar për procesin e negocimin. Duhet angazhim nga Ballkani Perëndimor për të zbatuar reformat që kushtëzojnë hyrjen në BE. Dhe angazhimi i tretë ka të bëjë me faktorin ndërkombëtar që duhet të na mbështesë për rimëkëmbjen e Ballkanit Perëndimor", tha ai.
Sipas Morantinos, pas këtij takimi ka lajme të mira.
Komisioneri për Zgjerim Stafan Fule deklaroi se shpresonte që politika shqiptare të gjejë një zgjidhje para se vendimi për heqjen e vizave për shqiptarët të merret në konsideratë nga PE. "Shpresoj që liderët politikë në Shqipëri të gjejnë një zgjidhje për krizën politike dhe kjo shpesojmë të arrihet para se të merret në konsideratë vendimi nga PE dhe Këshilli", tha ai. Lidhur me ndikimin që do kishe moszgjidhja e krizës për vizat, Fule tha "Nuk do përgjigjem në emër të organizmave të tjerë. Unë konfirmoj se Komisoni Europian dha një rekomandim pozitiv", tha ai.
Komisioneri për zgjerim theksoi se nuk ka vend për frikë të zgjerimit të BE. Sipas Fules, BE ka treguar kushtet nga njëra anë dhe nga ana tjetër ka krijuar mbështetje për të ecur para drejt BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor.
"Në takim u fol edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Po ashtu edhe Turqinë sepse aplikimi i saj pret prej muajsh. Po ashtu edhe Bosnje-Hercegovina e Kosova mos të lihen mënjanë në këtë proces", shtoi ai.
"Ora News" po transmeton direkt konferencën.