Rama: Berisha gati të sakrifikojë vizat për kutitë

Pas deklaratës së kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë ku i kërkonte kryesocialistit Rama t'i jepte fund ultimatumeve, ka reaguar vetë zoti Rama i cili theksoi se Berisha nuk dëgjon apelet e ndëkombëtarëve. "Berisha është njeriu shurdh i kësaj bote. Prej ditësh Shqipëria dëgjon mesa të forta nga ndërkombëtarët. Por ai sillet si një përfaqësus i një bote interesash që bien ndesh me interesat e vendit", u shpreh Rama. Sipas kreut të PS-së Berisha ka grabitur votat e zgjedhjeve dhe nuk është kryeministri i zgjedhur nga shqiptarët. Rama akuzoi kryeministrin Berisha se kërkon t'i faturojë opozitës dështimet e tij. "Berisha kujton se dështimet e tij , zvarritjen e liberalizimit të vizave dhe rënien ekonomike do ia faturojë opozitës", tha Rama.
Sipas tij, kryeministri është gati të sakrifikojë edhe liberalizimine vizave vetëm që kutitë të mos hapen. "Unë përsëris apelin që Berisha t'i thërrasë mendjes dhe të bëjë transparencë", përfundoi ai.