Fule: Ngërçi në Kuvend të zgjidhet para vizitës sime

Shpresoj shumë që ngërçi që lidhet me pjesëmarrjen aktive në Kuvend të deputetëve të Partisë Socialiste të mund të zgjidhet para vizitës sime dhe do t'u bëja thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të punojnë së bashku në mënyrë që Shqipëria të çojë përpara reformat e duhura në të mirë të vetë qytetarëve të saj, si edhe në të mirë të aspiratave të saj evropiane", ka deklaruar Fule.
Aktualisht Fule po zhvillon vizita në vendet e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar përparimin e secilit prej këtyre vendeve në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Në Tiranë, Fule do të takohet me Presidentin e Republikës Bamir Topi, me Kryeministrin Sali Berisha, me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe me Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.
m.xh/NOA