PS: Çlirimi i zgjedhjeve nga korrupsioni, çlirim i zgjidhjeve për shqiptarët

Tiranë, 17 Mars NOA Partia Socialiste vlerëson se çlirimi i zgjedhjeve nga korrupsioni, është edhe çlirim i zgjidhjeve për shqiptarët. Deklarata erdhi nga deputeti i PS Armando Subashi duke reaguar për deklaratën e Fule i cili tha sot në prag të vizitës së tij se dëshironte që zgjidhja e krizës politike në SHqipëri ti paraprinte mbërritjes së tij.
Falënderojmë komisionerin Fule për nxitjen e sotme në kërkim të zgjidhjes së një krize që rëndohet përditë nga mungesa e transparencës, - tha Subashi.
Ai përmendi më pas se ne kemi bërë ofertën tonë, - duke shtuar se ajo deri tani ka rënë në veshë të shurdhër.
Shpresojmë që nesër qeveria do të ketë veshë për të dëgjuar zërin e arsyes dhe për të hapur kutitë, - tha Subashi, duke theksuar më tej se pa hapjen e kutive s'ka transparencë dhe se pa transparencë s'ka zgjidhje.
Pa zgjidhje s'ka kthim mbrapa të opozitës së bashkuar. Apeli ynë për zotin Berisha është publik: Çlirimi i zgjedhjeve nga korrupsioni është çlirimi i zgjidhjeve për shqiptarët, - përfundoi deputeti socialist Subashi.
e.r/NOA