Fule pershendet te majten

Edhe Komisioni Europian, nëpërmjet Peter Stano, zëdhënës i komisionerit për zgjerim, Stephan Fule, ka përgëzuar koalicionin fitues në zgjedhjet parlamentare të së dielës.
“Ne mirëpresim përfshirjen e integrimit europian, në krye të programeve të partive të koalicionit”, thotë Stano. Ne kemi besim se qeveria e re - thuhet në këtë deklaratë - do ta ndjekë energjikisht dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse programin e reformave të vendit, me qëllim që t’i japë procesit të integrimit europian një vrull të përtërirë. “Tetë vitet e kaluara kanë qenë një periudhë reformash të rëndësishme dhe rritjeje ekonomike. Shqipëria ka arritur një progres Zgjedhje 2013SHBA: Sa më parë çertifikimi i rezultatitSaviano përshëndet zgjedhjet në ShqipëriPack: E majta, shans për të qeverisur të qëndrueshëm në rrugën drejt integrimit europian. Dëshmi e kësaj janë liberalizimi i vizave dhe rekomandimet e Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat”, nënvizohet në deklaratë. Por, sipas Peter Stano-s, tani nevojitet më shumë se kurrë bashkëpunimi ndërpartiak, për të garantuar një tranzicion të qetë drejt qeverisë së re. “Njoftimi i Kryeministrit Berisha është një hap i rëndësishëm drejt këtij synimi”, thuhet në deklaratë. / Top Channel