E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saviano pershendet zgjedhjet ne Shqiperi

Shkrimtari dhe gazetari i njohur italian, Roberto Saviano, në një postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook, të ndjekur nga një milionë e gjysmë lexues, ka përshëndetur zgjedhjet shqiptare dhe fitoren e forcave të majta.

Shkurtimisht ai informon për ç’ka po ndodh në Shqipëri, përfshirë edhe vrasjen ne Laç ditën e votimeve dhe përqindjen e fitores së koalicionit të majtë. “Shqipëria është një vend i lidhur në kulturë, histori dhe gjeografi me Italinë”, shkruan gazetari i cili jeton i mbrojtur nga forcat e rendit që kur botoi librin “Gomorra”, në të cilin denonconte aferat e Kamorrës napoletane. Libri i tij më i njohur është botuar në 42 Rezultati i këtyre zgjedhjeve dhe ndryshimi që shpresojmë se do të sjellin janë jetike për të luftuar korrupsionin dhe bandat mafioze shqiptare

Roberto Saviano
Gazetar i shtypit italian vende, përfshirë në shqip. E me sa duket, megjithëse nuk e njeh nga afër vendin, ai ka një lidhje të veçantë me Shqipërinë për të cilën shkruan: “Rezultati i këtyre zgjedhjeve dhe ndryshimi që shpresojmë se do të sjellin janë jetike për të frenuar korrupsionin e Berishës dhe për të nisur luftën e vërtetë ndaj bandave mafioze shqiptare”. Brenda pak orësh kanë mbërritur qindra komente, shumica e të cilave nga lexues shqiptarë. Një pjesë e madhe e tyre e falenderojnë për vëmendjen dhe jehonën që i dha zgjedhjeve në Shqipëri. Nuk mungojnë dhe ata që vënë në dukje se ai njeh shumë mirë sistemin e korrupsionit në Itali, por jo atë shqiptar. Por gjithësesi, urimi i tij i ngrohtë mbetet: “Është koha t’i lejohet Shqipërisë të nisë ndryshimin që do e sjellë në Europë”. / Top ChannelZgjedhje 2013
SHBA: Sa më parë çertifikimi i rezultatit
Pack: E majta, shans për të qeverisur
Mediat greke për zgjedhjet

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›