E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani Kriza globale nukka ndikuar ne ekonomine e vendit

Kriza globale nuk ka mundur te ndikoje ne ekonomine shqiptare megjithese ekonomia jone eshte e lidhur ngushte me partneret nderkombetare ka thene guvernatori i BSH-se gjate takimit rajonal te zhvilluar ne Fier ne kuader te asaj qe BSH-ja e quan rritje e transparences se vendimmarrjes se saj ndaj publikut.

Gjate fjales se tij ne kete takim guvernatori Fullani tha se Shqiperia mund te kete perfitime nga kriza ekonomiko-financiare qe ka perfshire vendet e rajonit apo me gjere. Keto mundesi sipas Fullanit duhen identifikuar dhe shfrytezuar pasi mund te sjellin zhvillim te sektoreve te ndryshem te ekonomise vendase.

Duke prezantuar analizen e Bankes Qendrore per rajonin e Fierit Fullani deklaroi se ky qark ka tregues pozitive te rritjes ekonomike. Sipas te dhenave te kesaj analize Fieri ka nje rritje ekonomike me te larte se mesatarja ne vend si dhe ka nje nivel punesimi prej rreth 4.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›