E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Plan për problemet me kolateralin

TIRANË- Plan dhe masa të shpejta për eleminimin e gjithë problemeve që shoqërojnë sot ekzekutimin e kolateralit në bankat e vendit ka këshilluar guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Gjatë një forumi për ekzekutimin e kolateralit, Fullani ka theksuar se vendi përballoi me sukses krizë dhe kjo nuk u shoqërua më asnjë falimentim bankash, por tashmë është koha e marrjes së masave të tjera për përmirësimin e cilësisë së shërbimit.

Sipas tij, aktulisht kemi një rritje me 15% të kredive me probleme. Pamundësisë për të shlyer periodikisht detyrimet ndaj bankave, sistemi bankar po i kushton vëmendje të madhe menaxhimit të marrëdhënieve me klientët, vecanërisht me ata që janë në vështirësi- tha ai.

Fullani theksoi se ekzekutimi i kolateraleve ka qenë shqetësim dhe për këtë ishte e nevijshme dhe kjo tryezë e sotme. Sipas tij, vështirësitë nuk janë vetëm ligjore, por edhe në sajë të natyrës burokratike të institucioneve të përfshira.

Duhet unifikim i vendimeve për cështjet konfliktuale, të nxisim paraqitjen e cështjeve në gjykatën e lartë, të bëhet rishikim kuadrit ligjor për të riparuar veshtirësitë dhe plan veprimi për ekzekutimin e kolateralitit- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›