E Diel, 1 Nëntor 2026

Video-përgjimi, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Metës

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, për pavlefshmëri të hetimeve lidhur me publikimin e video-përgjimit të realizuar në zyrën e ish-vartësit të tij, Dritan Prifti.

Avokatët e zotit Meta patën kërkuar në seancën e 20 qershorit, “pavlefshmëri të veprimeve hetimore të kryera nga 12 janari 2011 deri më 16 shkurt 2011”, pasi, sipas tyre, ato janë kryer gjatë kohës që klienti i tyre gëzonte imunitet.

Avokatët e kryetarit të LSI-së, gjithashtu, kërkuan “pavlefshmëri edhe për veprimet hetimore në periudhën 12 prill 2011 - 9 maj 2011”, me pretendimin se janë kryer jashtë afateve ligjore.

Në vijim, u kërkua “pavlefshmëri dhe papërdorshmëri edhe për aktet e ekspertimit”, dëshmitë e ish-ministrit Dritan Priftit dhe provat materiale të sekuestruara nga Prokuroria.

Megjithatë, avokatët e ish-zëvendëskryeministrit Meta, në seancën e 4 korrikut deklaruan se hiqnin dorë nga pjesa e parë e kërkesave paraprake, dhe konkretisht nga “deklarimi i pavlefshëm i kryerjes së veprimeve hetimore jashtë afateve procedurale dhe pa respektuar veshjen imunitare të subjektit që procedohet”.

Sipas avokatëve të tij, kjo bëhej për moszgjidhje të kësaj çështjeje thjesht dhe vetëm proceduralisht. /Telegrafi/

                                                                                             2011-07-11 17:00
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›