E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani pranon krizën: Viti i ardhshëm do jetë i vështirë

Share

Më në fund, edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, e ka pranuar gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet ekonomia shqiptare. Sipas tij, kriza financiare që ka pllakosur botën, pritet që të godasë edhe vendin tonë vitin që vjen.

Në një konferencë për shtyp, Fullani tha se gjatë 2012-tës kriza e eurozonës pritet që të japë efektet e saj në ekonominë shqiptare.

Ai deklaroi se ndikimet e krizës ekonomike në rajon do të japin efekte edhe përgjatë vitit të ardhshëm, duke ulur eksportet shqiptare dhe në një ngadalësim të rritjes ekonomike.

Fullani ka pranuar se shqiptarët, si pasojë e krizës, kanë ulur ndjeshëm konsumin. Por, sipas tij, për të dalë nga situata, në mënyrë që vendi të mos hyjë në krizë të thellë, shqiptarët duhet të rrisin konsumin, ndërsa biznesmenët investimet.

Pyetja që shtrohet është se ky do ti gjejnë paratë shqiptarët që të rrisin konsumin, ashtu siç kërkon Guvernatori Fullani, që prej muajsh të tërë është përpjekur të mohojë krizën që ka pllakosur familjet shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›