Shifrat tronditëse, 71% e Kukësit dhe Dibrës jetojnë me ndihmë ekonomike
Harta e varfërisë ne Shqipëri duket e pandryshuar prej mëse dy dekadash. Pavarësisht investimeve të shumta, zonat veriore dhe lindore përbejnë pjesën më të varfër të shoqërisë shqiptare. Duke ju referuar të dhënave më të fundit të Censusit në Shqipëri numërohen mbi 740 mijë familje, ndërsa numri i atyre që përfitojnë ndihmë ekonomike arrin në 102 mijë, çka do të thotë zyrtarisht 14 % e popullsisë është në varfëri. Por kjo shifër nuk përbën në vetvete gjendjen reale. Qarku i Kukësit është në vend të parë për sa i përket nivelit të varfërisë, 71.7% të popullsisë përfiton ndihme ekonomike. Ne vend te dyte është Dibra, me pas vjen Shkodra dhe Lezha. Ndërsa nivelin me te ulet te ndihmës sociale e ka Durrësi me 2.1%. Pagesa arrin ne 3600 leke ne muaj. Shifrat e me sipërme tregojnë se programi social i qeverise duket i dështuar. Ndonëse Censusi tregoi se pjesa me e madhe e shqiptareve jetojnë ne zona urbane, te dhënat faktojnë se varfëria jo vetëm qe nuk është ulur por harta e shtrirjes se saj është e pandryshuar prej dy dekadash./Vizion plus