E Hënë, 2 Nëntor 2026

Funari turistik, vizitorët vendas e të huaj shijojnë natyrën dhe kulinarinë

Fshati turistik i Funarit, i cili ndodhet në bashkinë e Elbasanit, ka njohur një rritje të ndjeshme të vizitorëve në vitet e fundit.

Ky fshat nga viti në vit ka arritur të tërheqë gjithnjë e më shumë turistë, si vendas, ashtu edhe të huaj, të cilët i tërheq natyra dhe mikpritja e ngrohtë e banorëve të zonës. 

“Kam ardhur për disa ditë pushimi nga Amerika, ku jetoj familjarisht. Sot na lindi mundësia bashkë me miqtë, dy fëmijët dhe bashkëshorten për të bërë një piknik në Funar. Është një fshat i bukur turistik.“

“Kisha dëgjuar për Funarin, por nuk është se e kisha prekur fizikisht.“

Funari i tërheq vizitorët edhe nga kultura, tradita, si dhe kulinaria. 

Moti i ngrohtë i fillimit të pranverës dhe gjelbërimi i natyrës, që karakterizon këtë periudhë të vitit, e bën Funarin një destinacion të preferuar për fundjavën.

Natyra e mrekullueshme pranë bregut të liqeneve dhe masivi pyjor i fshatit janë një eksperiencë fantastike për të mos u humbur.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›