E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hapet ekspozitë unike mjetesh retro në Fier

Në sheshin “Europa” në Fier është zhvilluar një ekspozitë e veçantë, ku janë ekspozuar rreth 50 automjete të prodhura mes viteve 1930 dhe 1994.

Rreth 50 automjete, prodhime të viteve 1930 deri në vitin 1994 u ekspozuan në sheshin “Europa” në Fier. Panairi “Retro” vjen si një organizim për të gjithë të apasionuarit pas makinave të vjetra.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht edhe drejtuese politike për PS-në në Fier, e pranishme në këtë aktivitet e vlerësoi paradën një mundësi për të gjithë pasionuarit e mjeteve historike.

Ky event bëri bashkë koleksionues të mjeteve historike dhe dashamirës të kulturës automobilistike, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për të shijuar bukurinë e mjeteve të vjetra dhe për të mësuar më shumë rreth historisë së tyre.

“Fieri është gjallëruar nga aktivitetet dhe vizitorët në ditët e Pashkës. Ndalesa e radhës e mjeteve Retro ishte pikërisht në Fier. Një mundësi për të gjithë të apasionuarit e mjeteve historike për t’i parë nga afër e njohur më shumë detaje për to. Një organizim për të gjitha moshat”, tha ajo.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Aktualitet

    Të gjitha ›