Fundi i drames se borxhit ne SHBA - Obama firmos marreveshjen per te ngritjen limitit te borxhit pas aprovimit nga Senati

Votimi ne Senat vjen vetem pak ore para mesnates 02.08 qe ishte dhene si limit nga Departamenti i Thesarit. Nje deshtim i mundshem mund te fuste SHBA ne krize dhe te reflektohej ne mbare boten.
Senati votoi 74 pro dhe 26 kunder per te kthyer ne ligj kete propozim qe me pare ishte votuar edhe ne Dhomen e Perfaqesuesve. 28 anetare republikane te Senatit iu bashkuan 45 anetareve republikane per te arritur shumicen e nevojshme. Kjo marreveshje perfshin edhe reduktime ne shpenzimet kryesore dhe ngritjen e nje Komisioni Special qe do te kerkoje rruge te reja kursimi. Ngritja e tavanit te borxhit federal do te zgjase deri ne fundin e vitit 2013.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Obama shpall kompromisin
Inat ne te dy kampet
Ne nje kohe qe shume anetare demokrate te Senatit e mbeshteten propozimin me shume se ata republikane shume njerez me peshe ne te dy kampet mbeten serish te pakenaqur. Progresitet kerkuan me shume balance ne shpentzimet e medha te vendit si dhe mbledhje me te mire te taksave tek te pasurit dhe koorporatat e medha. Nderkohe republikanet konservatore kishin kerkuar dhe shpresuar per me shume masa voluminoze ne buxhetin e SHBA.
b
Duke folur para mediave pas votimit ne Senat presidenti Obama tha se debati mbi te ardhurat e reja dhe fitimet nuk ishte mbyllur. Ne nuk mund ta balancojme buxhetin ne kurrizin e njerezve te cilet e kane vuajtur me shume kete recesion. Cdokush duhet te kontribuoje dhe kjo duhet te behet ne menyre te ndershme. Ky duhet te jete parimi Te luftojme per fazen tjeter te procesit tha Obama.
Author Andrew Bowen Aurel Borici
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora