Frika nga kriza shton blerjet dhe ethet e arit

Vrapojme pas arit nga ari varet gjithcka. Ah ne te mjeret shkruan Johann Wolfgang von Goethe ne vepren e tij Fausti dhe kjo thenie vlen ende. Edhe pse ari nuk sjell perqindje te kamatave vetem ruhet diku mund te vidhet dhe ne gjendje te paperpunuar vlen me pak. Nje ons ari nuk duket aspak interesant dhe me peshen prej 31 gram eshte i rende sa dy copeza te nje cokollate - por prapeseprape i kerkuar si asnjehere me pare.
Ari eshte gjithnje atraktiv ne kohe krizash kur njerezit dalin nga nje krize. Dhe koha eshte tani po te shohim gjendjen financiare te shume vendeve.
Kete e di mire Friedrich von Metzler pronar i bankes private Metzler ne Frankfurt mbi Majn. Nga frika prej vales se borxheve ne Evrope dhe pasigurise politike ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes shume investitore kerkojne strehe me te sigurta me shume se 1600 dollare duhet te paguajne per nje ons te metalit te cmuar dy here me shume se dy vjet me pare.
Ari paraqitet per momentin si nje shkemb i vertete i pamposhtur. Une besoj se per aq kohe sa nuk do te jete zgjidhur problemi i borxheve si ne Evrope ashtu dhe ne SHBA tendenca e arit do te jete ne rritje.
thote Eugen Weinberg ekspert prane Commerzbank-es. Kjo dikur ishte ndryshe. Ne fund te vitete te 90-te te shekullit te kaluar cmimi i nje onsi prej ari te paster ishte rreth 300 dollare me te cilat mezi mbulohej kostoja e prodhimit. Ne ate kohe dukej sikur fantazma e inflacionit te ishte zhdukur ne mbare boten dhe bankat qendrore nuk shihnin me arsye qe parate e depozituara ti zevendesojne me ar. Australia per shembull vetem gjate vitit 1997 brenda gjysem viti ka shitur dy te tretat e rezervave te saj te arit duke bere qe ne bote te biere serish cmimi i metalit te cmuar.
b
Niveli i prodhimit ra ne mbare boten shume miniera u mbyllen vetem ne Afriken e Jugut vendin e tyre te punes e humben mbi 200 mije njerez. Ne vitin 2000 cmimi mesatar per nje ons ar kushtonte ne Amerike 272 dollare dmth. 20 dollare me pak se sa qe eshte kostoja e nxjerrjes se tij.
Megjithate pas sulmeve terroriste te 11 shtatorit 2001 filloj te fryje nje ere e re. Per te parandaluar nje recesion te mundshem tregjet u mbushen plot para fantazma e inflacionit u rishfaq serish cmimet e lendes se pare dhe mallrave ushqimore u ngriten serish ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes u formua nje flluske e pasurive te paluajtshme.
Qe atehere ngritja e cmimit te arit nuk njeh te ndalur. Ari eshte shume me teper se nje lende e pare shkruajne analistet e Commerzbank-es. Tendenca aktuale tregon se ari sherben jo vetem si mbrojtje nga inflacioni por edhe si monedhe e cila perfiton nga dobesia e dy monedhave kryesore euros dhe dollarit. Por ka te tille qe paralajmerojne per kujdes. Per Susanne Steinmann-in nga banka Quirin shume me e arsyeshme do te ishte qe
...Pasuria te shperndahet ne disa vende. Kete e verejme edhe tek ari. Si kursimtare private do te duhej qe nje sasi e caktuar te mbahet. Por te thuhet se une do te percaktohem tani vetem per arin kete e konsideroj si nje rrezik i cili fatkeqesisht sot nenvleresohet nga shume njerez.
Autor Rolf Wenkel/ Esat Ahmeti
Redaktoi Auron Dodi