E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundi i mbikqyrjes, Fyle liderëve të Kosovës: Konsensus për reformat

Komisioneri për Zgjerim dhe Politika Evropiane të Fqinjësisë, Stefan Fule mori pjesë sot në ceremoninë e fundit të pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës. Gjatë fjalimit të tij në këtë manifestim, ai theksoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për të ardhmen evropiane të Kosovës, ndërsa theksoi nevojën për të vazhduar me reformat e ndërlidhura me BE-në.

Komisioneri Fule foli për angazhimin e Komisionit Evropian dhe Kosovës, si rezultat i së cilit ka pasur progres të konsiderueshëm në disa fusha muajve të fundit. Komisioni ka lansuar dialogun për viza me Kosovën në janar të këtij viti.
 

Dialogu i Strukturuar për Sundimin e Ligjit ka nisur në muajin maj në Bruksel, dhe tri ciklet e Dialogut të Procesit të Stabilizim Asocimit kanë përfunduar në muajin korrik.
 

Aktualisht Komisioni ka finalizuar punën rreth Studimit të Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Kosovën, i cili do të prezantohet këtë vjeshtë.
 

Sonte në Prishtinë, komisioneri Fule iu drejtua liderëve të Kosovës duke u bërë thirrje që të mbajnë konsensus në shtyrjen para të reformave të nevojshme, të angazhohen në mënyrë konstruktive me Serbinë dhe t`u afrohen gjitha komuniteteve në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›