Fundi i një greve dhe epoke
Një ndër momentet kur kundërshtarët e Berishës tregojnë varfëri idesh në luftën ndaj tij, është kur e akuzojnë si ish-komunist. Ndoshta kjo akuzë mund të vlente në gojën e Aleksandër Meksit, në fillim vitit ’90, kur luftohej për kryesinë e PD-së, por në gojën e trashëgimtarëve të partisë së komunistëve, ngjan si maraz i shokëve të armëve, për tradhtinë që ju bëri, apo pse ia u hodhi. Është një mësim i kahershëm se kundërshtarin nuk mund ta mundësh me armë të vjetra. Ca më pak me armët e veta, kur dihet koloriti i fjalorit të Berishës në debatet që ndez në foltoren e shndërruar në shartore të Parlamentit. Kjo ndodh me socialistët apo partitë minore të së djathtës. Një çast tjetër kur llogaritën gabim forcat kundërshtarët e tij, këtë radhë të një formacioni larg së majtës, ishte greva e urisë e ish-të përndjekurve politikë. Mund të kenë të drejtën e Zotit, por bënë gabim llogaritë, pasi ai që kishin përballë, është një lojtar profesionist i peshave të rënda, që ka ditur të japë goditje në çastin e duhur, ndërsa ish-të burgosurit, nuk i matën aspak forcat që kishin në dispozicion dhe vlerësuan njeriun që kishin përballë. Sali Berisha nuk është Ramiz Alia i ’90-ës dhe as Fatos Nano i 2005-ës. Krahasuar me të parin, kishte kohën me vete, ndërsa në raport me të dytin, ka më pak skrupuj dhe më shumë vendosmëri për të mbajtur pushtetin. Në rastin e Sali Berishës, ashtu si në gjithë rastet e autokracive, mungojnë dy faktorë që ish-të përndjekurit të kishin sukses: Tharmimi i mjaftueshëm i shoqërisë shqiptare dhe lodhja morale e kundërshtarit. Përkundrazi. Linja konseguente në sjelljen e tij mund të mos jetë humane dhe është dëshmi e mungesës së dyshimeve mbi skrupujt moralë të mjeteve që përdor, por dobëson psikologjikisht kundërshtarin. Dhe Berisha e dëshmoi.
Larg emocioneve, ish-të përndjekurit politikë bënë gabime taktike, pasi nuk kishin përcaktuar aleatët. Herë largonin opozitën, e cila dhe aq, ishte mjaft e ndrojtur në solidarizimin me ta për shkak të së shkuarës, dhe më vonë në çaste dëshpërimi e akuzonin për mungesë përkrahjeje. Kërkonin ndihmën e autoritetit fetar, pastaj i akuzonin si agjentë të shërbimeve sekrete. Nuk kishin testuar përkrahjen nga shtresa e tyre, apo qoftë edhe familjarët, duke u shfaqur të vetmuar në performancat e tyre. Një aleat i papritur i tyre gjatë grevës ishin ndërkombëtarët, që këshilluan Kryeministrin për maturi. Por asnjëri prej tyre nuk është i gatshëm të prekë raportet rajonale apo të vendit, për interes të një grushti njerëzish, sado e dhimbshme të jetë kauza e tyre. Ndërkohë kundërshtari që grevistët kishin përballë, luajti pa skrupuj. I la deri në pikën e fundit të rezistencës, duke mos dashur t’ia dijë për pasojat. Ai e ka të qartë se në një botë që ka vende si Siria, ku vriten njëqind veta në ditë, fuqitë e mëdha nuk kanë kohë të merren me dëmshpërblimin financiar të një grushti shqiptarësh. Bota ka parë shumë përndjekje, persekucione dhe genocide për shkak të bindjeve, racës apo fesë. Në përgjithësi, historia është cinike dhe viktimat rrallëherë gjejnë të drejtën. Ca më pak dëmshpërblimin. Me miliona njerëz u vranë në Rusi, Kinë apo gjithë Lindjen gjatë trazirave sociale të shekullit të shkuar. Asnjëri prej tyre ende nuk është rehabilituar moralisht, lere pastaj materialisht.
Faktor tjetër në dëm të ish-të persekutuarve shqiptarë ishte fatura financiare. Gati gjysëm miliardë dollarë, që është shuma e dëmshpërblimeve janë shifër që nuk ngjall simpati në publikun që është ngërthyer nga kriza. Dhe për hir të së vërtetës, një vend që ka emergjenca të tjera, e ka të pamundur ta disbursojë shifrën e sipërpërmendur.
Gjatë zhvillimit të grevës, Berisha nuk mungoi të përdorë goditjet e ulëta, duke i publikuar dosjet e ish-të përndjekurve. Nëse janë të vërteta dhe fakti që nuk janë kundërshtuar nga të akuzuarit, ngjall dyshime, ishte një minus për të ngujuarit. Përballë tyre, nxorën ish-të përndjekur të tjerë, të cilët kanë edhe këta dosje të vjetra bashkëpunimi me shërbimet sekrete të Hoxhës, të cilat Berisha i përdor për presion kur i duhet. Është fakt se në luftë përdoret çdo mjet. Shërbimet sekrete i përdornin për interesat e tyre. Berisha për të tijat. Ata që dolën të dëmtuar, ishin ish-të burgosurit, ku treguan se ishin të përçarë, të paktë në numër dhe që kauza e tyre nuk ka aleatë në shoqërinë shqiptare.
A është kjo jona një shoqëri apatike? A është numri i ish-të burgosurve jo aq i madh sa për të ndikuar në fitoren elektorale? Këto dhe shumë pyetje të tjera do jenë objekt i sociologëve. Por kjo grevë i dha fund alibisë morale të PD-së si përfaqësuesja e tyre, siç edhe tregoi se shoqëria shqiptare është e lodhur nga temat e tranzicionit, aq sa, edhe nëse kjo do shërbente si kauzë për të rrëzuar Berishën, nuk ia vlente dhe nuk e shikonin interesante. Në planin politik, kjo ishte një fitore tjetër e Berishës, këtë radhë kundër një rreshtimi ndaj të cilit kishte kohë pa u ndeshur. Kundërshtarët e tij duhet të nxjerrin mësime, pasi sa ndodhi është edhe dëshmi se për ta rrëzuar nga pushteti, nuk është ndërmarrje e lehtë. Dhe për të arritur qëllimin duhet të kenë plane, trimëri dhe fantazi. Ta cilësosh ish-komunist dhe persekutor të të persekutuarve, nuk e tremb, nuk të sjell në pushtet, por vetëm se tregon mediokritet politik.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)