Turi në Ballkan, Hillari Klinton viziton Shqipërinë në 1 nëntor
TIRANE-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton pritet të vizitojë Shqipërinë në datën 1 Nëntor.
Mësohet se Klinton do mbërrijë në Tiranë pas vizitës zyrtare që ajo pritet të zhvillojë në fund të këtij muaji në Beograd. “Bashkë me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hilari Klinton, në fund të tetorit, në Beograd, do të jetë edhe përfaqësuesja e lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme të BE-së, baronesha Ketrin Eshton”, - raportonin pak ditë më parë mediat serbe. Sipas analistëve kjo vizitë do të jetë një mundësie e sinkronizuar për të ushtruar trysni tek Beogradi dhe Prishtina për të vazhduar dialogun sa më parë, tani në nivelin më të lartë politik, midis dy kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç.
Në vizitën që zhvilloi pak muaj më parë në SHBA, kryeministri Sali Berisha gjatë takimit në Departamentin e Shtetit, ka marrë garancinë e kryediplomates amerikane Hilari Klinton për realizimin e një vizite zyrtare në Shqipëri. Pas takimit që ka zgjatur përreth 40 minuta, zyra e Kryeministrit konfirmoi se ftesës së ripërsëritur gjatë bisedës, Hilari Klinton i është përgjigjur pozitivisht dhe i ka premtuar Kryeministrit Berisha se do të jetë në Shqipëri për festimet e 100-vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar.
(d.b/GSH/BalkanWeb)