E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundi, nëntë skuadra në luftë për ekzistencë

adaFundi i klasifikimit në kategorinë e parë ka rezervuar një luftë unike, ku nëntë skuadra ndahen me vetëm tri pikë

Katër javët e fundit në Kategorinë e parë rezervojnë përplasje të shumta, të cilat do të përcaktojnë rënien ose shpëtimin e shumë skuadrave. Nga vendi i gjashtë e deri në të 15-in, skuadrat ndahen me vetëm tri pikë.

Kujtojmë që dy ekipet e fundit bien direkt, ndërsa dy ekipet e parafundit do të luajnë ndeshjet e Play-Off-it me skuadrat që do të renditen në vendet e dyta në grupet e kategorisë së dytë. Përballjet direkte, duket se do të përcaktojnë dhe verdiktet e ekipeve që do të bien në një kategori më poshtë dhe skuadrat që do të luajnë në ndeshjet shtesë.

Në fundjavë do të luhen tri takime direkte, ku ekipet kanë të njëjtin qëllim, shpëtimin. Dinamo do të luajë ndaj Burrelit, Kamza nga Besëlidhjes dhe Gramshi ndaj Adës. Këto ndeshje priten të shoqërohen me emocione të larta, por nuk përjashtohet dhe tensioni, që zakonisht shoqëron ndeshjet e këtij niveli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›