Lushnja, tashmë luhet për Cankën
Pas zyrtarizimit të ngjitjes në Superligë, skuadra do të luajë për kurorën e sulmuesit, i cili kryeson renditjen e golashënuesve
Lushnja ka arritur të entuziazmojë tifozët lagunarë me ngjitjen në kategorinë Superiore. Kalimi midis më të mirave tashmë është realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme, madje katër ndeshje përpara fundit të kampionatit. Tashmë në Lushnje flitet vetëm për Superligën, por në skuadër po mendohet edhe për sulmuesin e saj kryesor, Mikel Cankën, i cili ka shënuar 18 gola në këtë kampionat.
Canka kryeson renditjen e golashënuesve prej shumë javësh. Ai ka shënuar rregullisht në javët e fundit, ku dhe gjuajtjet e 11-metërshave i janë dhënë atij. Në këtë kontekst, skuadra përveç shpalljes kampione e kategorisë së pare, do të luftojë fort edhe për golashënuesin e saj në javët e fundit, për të triumfuar kështu në të gjitha frontet.