Fundjavë, moti drejt përkeqësimit

Pas disa kohësh me mot të mirë, territori shqiptar pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqendrueshme.
Sipas njoftimeve të shërbimit meteorologjik duke nisur nga e shtuna do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat prite të jenë deri të dendura.
Në veriperëndim dhe pjesërisht në Shqipërinë qëndrore, në pjesën e parë të ditës do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët. Më pas reshjet e shiut do të lokalizohen vetem në veriprerëndim.
Për ditën e dielë meteorologët parashikojnë mot kryesisht të vranët e intervale të shkurtëra kthjellimi.
Reshje shiu të herëpashershmë me intensitet të ulët do të ketë në veri dhe qendër të vendit.
Në orët e pasdites të së djelës reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet mesatar e në veriperëndim-jugperëndim me intensitet deri të lartë. Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Në Alpet shqiptare do të ketë reshje bore me intensitet mesatar.
Era pritet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, e cila hera-herës ditës e diel përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 25-28m/sek.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 6-7 ballë.
/ rtsh.al /