Fundosen bursat boterore

Tronditen bursat botërore. Tregjet më të mëdha botërore janë mbyllur me humbje si asnjëherë tjetër që nga vitit 2008, kur kriza ekonomike globale ishte në kulmin e saj.
Bursat amerikane pësuan rënie të mëdha, Doë Jones u vlerësua me -4.31 përqind, Nasdaq -5.08 përqind dhe S&P 500 shënoi -4.78 përqind. Aksionet e bankës JP Morgan dhe Bank of America ranë respektivisht me 5 dhe 7.4 përqind.
Ekspertët thonë se shkak për këtë vlerësim negativ është paniku që ka kapur tregjet, sidomos ato europiane e japoneze, të cilat gjithashtu u mbyllën me humbje. Bursa e Milanos regjistroi humbje mbi 5 përqind, me humbje deri në 3.5 përqind u mbyllën edhe DAX e Frankfurtit dhe FTSE në Londër.