E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundoset trageti ne Filipine

Është cilësuar një tragjedi e vërtetë ajo në Filipine ku një traget është fundosur duke shkaktuar me dhjetëra viktima dhe më shumë se 200 të zhdukur. Trageti është fundosur pasi është përplasur me një anije mallrash. Në traget ndodheshin rreth 870 persona dhe është fundosur menjëherë pa i lënë kohë personave që kanë ndërhyrë për të ndihmuar të shpëtojnë më shumë persona. Sipas dëshmitarëve çdo gjë ka ndodhur brenda pak momentesh. Trageti ndodhej 2 kilometra larg portit dhe brenda 30 minutash ishte i tëri nën ujë.
Në vitin 1987, një traget i po kësaj kompanie shkaktoi dhe tragjedinë më të madhe në histori ku plot 4300 persona humbën jetën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›