E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bepin Pici pentari i partiturave te muzikes shqiptare

Sapo përmend emrin e muzikantit Bepin Picit  mendja të shkon te festivalet ne Rradio Televizion apo festivalet e femijëve në Shkodër, ku ka shkruar shumë muzikë si dhe ka lancuar  kengetar si Tonin Tërshana, e shumë të tjerë. 

Muzikanti na mirpret ne shtëpi të arreduar plot shije, muzika klasike  është kryefjala e ditës. E per ketë vëmë re se CD të shumta si dhe kaseta të operave gjenden në shtëpinë e tij.
 
Por ne preferuam të sjellim te publiku një anë të pa njohur më parë të artistit.  krahas  orkestrimit ai i ka shkruar me dorë bazën e parë të orkestrës partiturat për 30 vite me radhë në Teatrin e Operas dhe Baletit. Ai këtë periudhë e kujton me nostalgji….

Leximi dhe shkrimi i partiturave zë një vend të rëndësishëm në orkestër dhe kjo punë nuk bëhet nga gjithkush, pasi kërkon profesionalizëm, nuk duhet ngatërruar shkrimi i parteve me kopjimet thekson Pici.
Shkrimi i partiturave duhet bere mire dhe thjeshte…
Kjo punë e bëri  Bepin Picin që të kishte një lidhje të veçantë me kompozitor të ndryshëm duke qenë pranë lindjes së veprave të mëdha si operas “Skënderbeu” shkruar nga Prenk Jakova.

Shkrimi i partiturave e pagëzoj aso kohe nga kompozitoret me emrin caza rikordo për të cilin rrëfen plot emocion.

Bepin Pici është i ndërgjegjshëm se ai është ura lidhëse e muzikës së shkruar mes brezash.
Nga dora e tij janë shkruar mijëra faqe partiturash që gjinden në arkivat e Teatrit te Operas dhe Baletit si dhe ne shume institucioneve te tjera kulturore 

Meraku më i madh i muzikantit është botimi i partiturave, edhe pse pranon se ka kosto te larte.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›