Fundvjeshta 2010 detajet e operacionit qe zbuloi gjysme kuintali droge

Finalizohet me sekuestrim te nje sasie prej 50 kg lende narkotike dhe arrestimin ne flagrance te 4 shtetasve
Durres 24 Nentor 2010 NOA - Struktura Kunder Krimit te Organizuar Durres ne bashkepunim te ngushte me Prokurorine e Rrethit Durres dhe e mbeshtetur nga sherbime te struktures se Posacme Operacionale prane Drejtorise se Pergjithshme te Policise Shtetit pas nje pune intensive hetimore rezultoi e suksesshme ne finalizimin e operacionit policor Fundvjeshte 2010.
Ne kuader te ketij operacioni ne oren 14.50 te dites se sotme ne afersi te vendit te quajtur Ura e Gjoles Fushe Kruje u be i mundur bllokimi i dy automjeteve brenda te cileve u gjeten e sekuestruan ne cilesine e proves materiale 50 kg lende e dyshuar si narkotike e llojit Cannabis Sativa e vendosur ne 5 thase me paketime ne sasi me te vogla brenda cdonjerit prej tyre.
Lidhur me sa me siper u be arrestimi ne flagrance i 4 shtetasve si me poshte
1-Islam Fadil Sefa 25 vjec banues ne Kruje.
2-Kujtim Ahmet Rryci 39 vjec banues ne Mafsheq Kruje.
3-Lindita Pjeter Topalli 43 vjece banuese ne rrethin e Kurbinit.
4- Deli Hysen Lika 51 vjec banues ne Malbardhe Kurbin.
Po keshtu u bllokuan ne cilesine e proves materiale
-2 autovetura tip Benz me targa LA 8842 A dhe TR 4790 K
-1 arme gjahu tip Shotgun dhe nje gjerdan me 30 cope fisheke.
-5 aparate telefonash celulare
Drejtori i Policise se Durresit Drejtues Aleks Hajdari konfirmoi per agjencine NOA se eshte ne proces e siper kryerja e veprimeve te para hetimore.
Ai sqaroi se po punohet nga ana jone ne drejtim te identifikimit te bashkepunetoreve te tjere te mundshem si te perfshire ne kete veprimtari kriminale si dhe kontrollin e ambienteve te dyshimta per ushtrim te kesaj aktivitet.
Sakaq materialet proceduriale per veprat penale te prodhimit e shitjes se lendeve narkotike dhe mbajtjes pa leje te armeve te gjahut iu kaluan per ndjekje Prokurorise se Rrethit Durres.
e.r/NOA