Zgjedhjet me shume police ne veri te Kosoves
Policia e Kosoves po harton nje plan operativ gjitheperfshires per zgjedhjet. Plani operativ i policise hartohet ne baze te nje vleresimi te rrezikshmerise qe mund te shfaqet gjate kohes se zgjedhjeve. Qellimi i pergatitjes se ketij plani operacional eshte ofrimi i sigurise per te gjithe qytetaret ne menyre qe ata te mund te ushtroje te drejten e tyre te votes. Po ashtu te mbajme rend dhe qetesi publike te ofrojme siguri per te gjithe procesin zgjedhor ku perfshihet edhe fushata zgjedhore - tha zedhenesi i policise se Kosoves Baki Kelani. Nje pjese e madhe e serbeve te Kosoves tashme kane paralajmeruar pjesemarrjen ne zgjedhje mirepo ata kundershtohen nga perfaqesuesit politike te serbeve te Veriut. Megjithate KQZ-ja thote se edhe ne veri te Kosoves do te hapen qendrat e votimit. Sipas zedhenesit te policise Baki Kelani nje angazhim me i shtuar do te jete ne veri te Kosoves pjese kjo e banuar me shumice serbe. Ne baze te vleresimeve tona qe jane duke u bere ne te gjitha rajonet po ashtu edhe ne Veri dhe varesisht prej vleresimeve te rrezikshmerise do te behet edhe angazhimi i zyrtareve policore qe mund te jete nje numer i shtuar - thote Baki Kelani. Te angazhuara gjate zgjedhjeve do te jene edhe forcat paqeruajtese te KFOR-it. Zedhenesi i KFOR-it Hans Ditere VVischter tha se forcat paqeruajtese jane duke koordinuar punen me policine e Kosoves dhe policine e misionit EULEX. Synimi yne eshte qe te ofrojme nje ambient te qete gjate kohes se zgjedhjeve por ne nuk do te jemi te pranishem ne linjen e pare. Me shume do te jemi si nje force rezerve sepse konsiderojme se nuk eshte e nevojshme qe te jemi ne linje te pare por te gatshem qe te pergjigjemi nese paraqitet ndonje telashe - thote zedhenesi VVischter. Sipas vleresimeve te KFOR-it situata e sigurise ne pergjithesi ne Kosove eshte e qete nuk pritet ndonje perkeqesim i saj. KFOR-i pret qe zgjedhjet te jene te qeta ne perputhje me standardet demokratike. E angazhuar se bashku me policine e Kosoves gjate kohes se zgjedhjeve do te jete edhe policia e misionit EULEX mirepo kjo force vetem do te keshilloje policine e Kosoves.
Roli i misionit EULEX gjate zgjedhjeve ne Kosove do te jete te mbeshtese policine e Kosoves permes monitorimit dhe keshillimit - thote Blerim Krasniqi. Ne zgjedhjet e fundit lokale qe u zhvilluan ne Kosove ne vitin 2009 policia e Kosoves pati angazhuar mbi pese mije police. Policia do te qendroje afer qendrave te votimit mirepo jo brenda tyre. KFOR-i dhe EULEX-i filluan dje nje ushtrim te perbashket fushor ne piken kufitare DOG 31. Qellimi i ushtrimit eshte trajnimi dhe intensifikimi i bashkepunimit ndermjet EULEX-it dhe KFOR-it. Ne skenar EULEX-i do te jete pergjegjes per sigurine ne vendngjarje.