Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II i kushtoi qeverisë britanike 200 milionë dollarë

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II i kushtoi qeverisë britanike rreth 162 milionë paund ose rreth 200 milionë dollarë.
Funerali shtetëror u zhvillua më 19 shtator 2022 erdhi 11 ditë pas vdekjes së saj dhe gjatë asaj periudhe zie kombëtare, qindra mijëra njerëz vizituan Westminsterin.
Kosto u tha nga kryesekretari i Thesarit, John Glen, i cili shtoi se prioriteti i qeverisë në atë kohë ishte të sigurohej që “këto ngjarje të zhvillohen pa probleme dhe me nivelin e duhur të dinjitetit, duke garantuar në çdo kohë sigurinë dhe sigurinë e publikut”.
Nga 162 milionë paund peshën më të madhe të shpenzimeve e mbajti Ministria e Brendshme me 74 milion paund dhe Departamenti i Kulturës, Medias dhe Sportit me 57 milion paund, raporton BBC.
Kryesekretari Glen tha se Thesari kishte siguruar fonde shtesë aty ku ishte e nevojshme dhe qeveritë e Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut ishin rimbursuar “plotësisht” për kostot e tyre përkatëse.
Funerali shtetëror për monarkun e ndjerë, i mbajtur më 19 shtator, ishte i pari në Mbretërinë e Bashkuar që nga ai i ish-kryeministrit Winston Churchill në 1965.
Ngjarja, ku morën pjesë liderë dhe personalitete botërore, pasoi 10 ditë zie kombëtare. Mbretëresha Elizabeth II vdiq në moshën 96-vjeçare më 8 shtator 2022, pas 70 vjetësh në fron, monarku më jetëgjatë i Mbretërisë së Bashkuar.
/rtsh.al/