E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Liqenet më të mëdhenj në botë po thahen, shkak ndryshimet klimatike

Më shumë se gjysma e liqeneve dhe rezervuarëve më të mëdhenj në botë kanë humbur sasi të konsiderueshme uji gjatë tre dekadave të fundit.

Një studimi të ri fajëson kryesisht ndryshimet klimatike dhe përdorimin e tepruar të ujit për këtë fenomen.

“Afërsisht një e katërta e popullsisë së botës jeton në pellgun e një liqeni në tharje”, sipas studimit të një ekipi shkencëtarësh ndërkombëtarë, të botuar të enjten (18 maj) në revistën Science.

Ndërsa liqenet mbulojnë vetëm rreth 3% të planetit, ata mbajnë gati 90% të ujërave të ëmbla sipërfaqësore të tij të lëngshme dhe janë burime thelbësore të ujit të pijshëm, ujitjes dhe energjisë. Po ashtu ofrojnë habitate jetike për kafshët dhe bimët.

“Tharja e shumë liqeneve është dokumentuar mirë, por shkalla e ndryshimit dhe arsyet janë shqyrtuar më pak”, tha Fangfang Yao, autori kryesor i studimit dhe një studiues vizitor në Institutin Kooperativ për Kërkime në Shkenca Mjedisore në Universiteti i Kolorados Boulder.

Ndryshimet klimatike mund të kenë një sërë ndikimesh në liqene. Më e dukshme, tha Yao, “është rritja e avullimit”.

Për liqenet në pjesët më të ftohta të botës, ‘zbutja’ e dimrit është një problem në rritje pasi temperaturat më të ngrohta shkrin akullin që zakonisht i mbulon, duke e lënë ujin të ekspozuar ndaj atmosferës. Këto ndryshime mund të kenë efekte kaskaduese, duke përfshirë një ulje të cilësisë së ujit, një rritje të lulëzimit toksik të algave dhe një humbje të jetës ujore.

Për sa i përket rezervuarëve, ndërsa gati dy të tretat pësuan humbje të konsiderueshme të ujit, por në përgjithësi pati një rritje neto për shkak të më shumë se 180 rezervuarëve të sapombushur, thuhet në raport.

Catherine O’Reilly, profesoreshë e gjeologjisë në Universitetin Shtetëror të Illinois, e cila nuk ishte e përfshirë në studim, tha se ky hulumtim i ri ofron një grup të dhënash afatgjatë të dobishme që ndihmon në zbërthimin e rëndësisë relative të faktorëve që nxisin rënien e liqeneve.

“Ky studim me të vërtetë thekson ndikimin e klimës në mënyra që e afrojnë atë me shtëpinë, në sa ujë kemi akses dhe cilat janë opsionet për të rritur ruajtjen e ujit?” tha ajo për CNN.

“Është pak e frikshme të shohësh se sa sisteme të ujërave të ëmbla nuk janë në gjendje të ruajnë aq ujë sa dikur. Ndërsa shumë pjesë të botës bëhen më të nxehta dhe më të thata, liqenet duhet të menaxhohen siç duhet. Përndryshe, ndryshimi i klimës dhe aktivitetet njerëzore mund të çojnë në tharje më shpejt se sa mendojmë,” tha Yao.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›