Funksionimi i internetit falas ne 1200 zyra ne vend
Përdorimi i internetit falas do të bëhet i mundur në të gjithë vendin, në zyrat e bashkive, komunave dhe shkollave..
4 ministri, ajo e Inovacionit, Ekonomisë, e Arsimit dhe ministria e Brendshme kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit PAP 2
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje edhe me postën shqiptare dhe OST do ta bëjë realitet ëndrrën e projektit “Shqipëria Dixhitale” ka thënë kryeministri.
Në një hark kohor 6 vjeçar arritjet e Shqipërisë në fushën dixhitale janë të mëdha
Kreu i qeverisë kërkoi nga posta shqiptare shtimin zyrave të internetit nëpër universitete në mënyrë që studentët të kenë akses më të madh për përdorimin e tij.
Sipas kreut të qeverisë, në botën virtuale rendet me vrap dhe qeveria do e bëjë vendin një superfuqi rajonale të IT në rajon.