E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres Apeli shtyn serish seancen ndaj Ilir Xhakes

Avokati i Ilir Xhakes nuk shkon në gjyq dhe kjo solli shtyrjen e seancës në Apelin e Durrësit .
Mungesa e avokatit solli edhe reagimin e prokurorit që i kërkoi trupit gjykues zëvëndësimin e avokatit për shkak të përsëritjes së herë pas hershme.
Relatori i cështjes Petraq Dhimtri hedhi poshtë kërkesën e tij, duke pohuar se zëvëndësimi i avokatit mbrojtës, i cili është zgjedhur nga vetë i pandehuri Xhakja do të bëhet vetëm pas një njoftimi që ky i fundit do të marrë, duke shtyrë seanca e radhës më datë 7 mars.
Kësaj here pritej të dëgjoheshin edhe tre ekspertët Ardi Cakrani, Ardian Durani, si dhe Lirian Avrami, të cilët janë caktuar nga gjykata për të kryer për herë të tretë analizën balistike të provave që akuzojnë Xhakjan, si autor të vrasjes së Qërim Maloku, 15 vite më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›