Fuqizimi i brezit të ri në veterinarinë shqiptare, Palnikaj: Prioritet për sigurinë ushqimore dhe integrimin europian

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dritan Palnikaj, priti në një takim një grup veterinerësh të rinj, specializantë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, pjesëmarrës në një program ndërkombëtar të specializimit të financuar nga Bashkimi Europian.
Gjatë bashkëbisedimit të hapur, u diskutua mbi fushat specifike të specializimit të tyre,
nevojat aktuale të sistemit veterinar në Shqipëri, si dhe mundësitë për integrim profesional në strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
“Fuqizimi i brezit të ri të specialistëve është thelbësor për të garantuar një sistem modern veterinar dhe për të përmbushur standardet e sigurisë ushqimore në përputhje me praktikat europiane,” u shpreh Palnikaj gjatë takimit.
Ky takim përfaqëson një hap konkret drejt përfshirjes aktive të të rinjve në administratën publike, duke rritur kapacitetet teknike në shërbimin veterinar dhe duke ndihmuar në përmirësimin e shëndetit të kafshëve dhe sigurinë ushqimore në vend.
1 nga 3/a.f/