E Hënë, 2 Nëntor 2026

Investim në ujësjellës në Shkodër – Furnizim me ujë për Dobraçin, Golemin dhe disa lagje në qytet

Bashkia Shkodër dhe Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër kanë nisur një projekt të rëndësishëm i cili do të zgjidh problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e Golemit, Dobraçit dhe disa lagjeve në rajonin numër 2.

“Parashikon rehabilitimin  e 4 tubave ekzistues që furnizojnë qytetin dhe zëvendësimin e tyre me një linjë të re”, u shpreh Ardit Muçaj, menaxher projekti dhe inxhinier.

Ky investim i rëndësishëm sjell një zgjidhje afatgjatë për disa zona që kanë probleme me ujin.

“Përfitues direkt janë komuniteti prej 8-9 mijë banor që kap zonën ku do të punohet”, tha Muçaj.

“Po ecim me pjesën e linjës kryesore dhe me këtë projekt arrihet dhe standartazimi i ujësjellësit dhe eliminohet pjesa informale që ka pasur zona dhe ndikon dhe në rritjen e cilësisë e ujit”, tha inxhinier Erisem Qehaja.

Janë rreth 3500 kontrata të reja të cilat do të formalizohen pas kryerjes së punimeve shprehet administratori i Rrethinave, Gerald Hasaj.

“Ky është një investim i rëndësishëm për njësinë administrative në qarkun Shkodër”, u shpreh Gerlad Hasaj, administrator, Njësia Rrethina.

Banorët që preken nga ky investim e kanë mirëpritur projektin pasi kishin probleme me ujin e pijshëm. Shoqëria e ujësjellës kanalizime ka kërkuar që të punohet me ritme të përshpejtuara dhe të mbarojnë përpara afateve në mënyrë që verën e ardhshme banorët e këtyre zonave të furnizohen normalisht me ujë të pijshëm.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›