E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fuqizimi operacional i FA, Vëngu takime me ambasadorët dhe atashetë ushtarakë të disa vendeve

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu priti këtë javë në takime të veçanta ambasadorët dhe atashetë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Turqisë dhe Ukrainës.

Temë kryesore e takimeve ishte fuqizimi operacional i Forcave të Armatosura duke çuar më tej modernizimin e mjeteve, pajisjeve, armatimeve dhe sistemeve në funksion të misioneve ushtarake dhe civile.

Me diplomatët dhe ushtarakët aleatë, ministri Pirro Vëngu rikonfirmoi qëndrimin e qeverisë shqiptare në mbeshtetje të Aleancës në përballimin e rreziqeve në kufijtë e saj lindorë dhe jugorë duke shprehur gjithashtu solidaritet efektiv dhe të gjithanshëm me Ukrainën.

1 nga 5

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›