Furlani gjashtë orë takim me Paratiçin, Tare dha intervistën në telefon

Fabio Paratiçi mund të konsiderohet si drejtori i ri sportiv i Milanit. Një detaj i publikuar sot nga e përditshmja italiane “Repubblica” tregon shumë mbi garën e ethshme mes ish-drejtuesit të Juves dhe Igli Tares.
Ditën e hënë administratori i deleguar i Milanit, Xhorxho Furlani, është takuar me Fabio Paratiçin në një takim që zgjati plot gjashtë orë.
Ky detaj tregon shumë mbi tendencën që ka klubi kuqezi për të marrë Paratiçin në gjirin e vet. Ish-drejtori juventin duket se po fiton garën me Igli Taren. Furlani ka kontakuar me shqiptarin pak ditë më parë nëpërmjet një telefonate.