E Enjte, 5 Nëntor 2026

Furnizimin me ujë në Malësi e Madhe

Në bashkinë e Malësisë së Madhe po punohet për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit të Bajzës, i cili do të garantojë furnizimin me ujë të pijshëm për 8 mijë banorë të njësisë Kastrat:

Një vit më parë në këtë bashki përfundoi ujësjellësi i Koplikut me një vlerë financiare rreth 4. 5 miliardë lekë duke furnizuar me ujë 12 mijë familje.

Momentalisht furnizohen me ujë të pijshëm rreth 70 përqind të banorëve të Malësisë së Madhe, ndërsa pritet  financim nga buxheti i shtetit edhe për ujësjellësin e Gruemirës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›