Kryeministri Rama uron dhjetor të paqtë me peizazhin magjik me dëborë

Kryeministri Edi Rama uroi sot të gjithë shqiptarët për një dhjetor të paqtë, me një peizazh nga veriu i Shqipërisë që është mbuluar nga dëbora. “Mirëmëngjes dhe në këtë ditë të parë të dimrit zyrtar, ju uroj një dhjetor të paqtë në rrugën e mbylljes së vitit”, theksoi kryeministri Rama. Zonat në veri dhe juglindje të vendit janë mbuluar ditët e fundit nga reshjet e dëborës, duke ofruar një peizazh mahnitës për adhuruesit e saj.Reshje dëbore kanë rënë në Valbonë, Pukë, si dhe në fshatin turistik të Dardhës në Korçë.