Furnizonte protestuesit me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Policia e Tiranës ka arrestuar një 51-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në magazinën që administronte në rrugën “Çamëria”, iu gjetën 1853 fishekzjarre pa licensë dhe dokumentacion përkatës.
Në kuadër të fazës së tretë të operacionit të koduar “Fireworks”, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që furnizojnë pjesëmarrës në tubimet e fundit, me sende të kundërligjshme, me qëllim kryerjen e veprimeve të dhunshme kundër punonjësve të Policisë, si dhe kundër objekteve publike dhe private, specialistët e Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 51 vjeç.
Gjatë kontrollit në magazinën që ky shtetas administronte në rrugën “Çamëria”, u gjetën 1853 fishekzjarre. 51-vjeçari nuk dispononte licensë për shitjen e këtyre mallrave dhe as dokumente shoqëruese për blerjen e tyre.
Nga informacionet e siguruara dyshohet se shtetasi i arrestuar iu ka shitur lëndë piroteknike shtetasve të maskuar, autorë të veprimeve të dhunshme, gjatë tubimit të datës 24.10.2026.
Sipas Policisë në një banesë në rrugën “Zela” u sekuestruan edhe 47 pako me fishekzjarre që shiteshin për qëllime të kundërligjshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/k.s/j.p/r.e/