Furnizuesit e miellit, abuzim me çmimin në treg
12/08/2010 Kontroll faturave financiare për të verifikuar çmimin e blerjes në tregje
Furnizuesit e miellit abuzojnë me rritjen e çmimit të miellit, duke e përcjellë atë edhe te prodhuesit e bukës. Sipas komisionerit të Autoritetit të Konkurrencës, që nga janari deri në qershor në vendet nga importohet gruri ka pasur luhatje të vogla të çmimit, dhe kjo është shfrytëzuar në mënyrë abuzive nga importuesit e grurit në Shqipëri, duke e rritur çmimin për prodhuesit e bukës në mënyrë artificiale. Nga monitorimet e këtij autoriteti, ndonëse ka pasur një rritje të vogël të çmimit të grurit, ajo është reflektuar në një masë më të madhe në Shqipëri dhe, nga ana tjetër, ka pasur dhe një rënie të vlerës së dollarit. Për më tepër, një ditë më parë është shënuar një rënie e çmimit të grurit në bursë, gjë që nuk është reflektuar nga operatorët tanë, duke vazhduar rritjen e çmimit për një kuintal miell. “Nga konstatimet tona mund të them se dje dhe sot ka një rritje abuzive të çmimit të miellit, dhe kjo përbën problem si për konsumatorët, ashtu dhe tregtarët. Ka një situatë kur operatorët kanë filluar të keqpërdorin rritjen e çmimit në bursat ndërkombëtare në muajin korrik”, - është shprehur Koço Broka, komisioner i Autoritetit të Konkurrencës. Sipas Brokës, kërkohet angazhimi i të gjitha strukturave, si Drejtoria e Doganave, ajo e Tatimeve, inspektoratet e ndryshme shtetërore për ti thënë “stop!” abuzimit të fabrikave të miellit. Ky autoritet, i cili mbron konkurrencën e lirë, do të hetojë të gjitha subjektet, faturat që realisht nuk dëshmojnë atë çmim me të cilin ata deklarojnë se kanë blerë miellin nga importuesi. “Monitorimi i faturave të miellit është një ndër objektivat tanë kryesorë. Po vihen re shenja të dukshme të abuzimit të çmimit nga operatorët. Në të tilla raste abuzimi gjoba shkon nga 2 deri 10 për qind të xhiros totale dhe në varësi të dëmit të shkaktuar për bizneset e tjera dhe konsumatorit”, - deklaroi Broka. Çmimi i bukës në Tiranë u rrit me 10 lekë në të gjitha furrat e bukës menjëherë sapo u paralajmërua nga disa prodhues buke. Aktualisht vendi ynë mbjell çdo vit 100 mijë hektarë grurë dhe prodhohen 400 mijë tonë miell. Po kaq ne i sigurojmë edhe nga importi prej vendeve të tjera, ku Rusia zë më shumë se gjysmën. Përpara viteve 90 në Shqipëri mbilleshin çdo vit 200 mijë hektarë grurë.
Defekti
TEC-i Vlorës, avari pa filluar punë
Termocentrali i Vlorës nuk do të prodhojë energji, të paktën edhe për një vit, për shkak të një avarie të rëndë që ka ndodhur në sistemin ftohës. Pak ditë më parë, gjatë provave përfundimtare, para se TEC-i ti kalonte zyrtarisht në pronësi palës shqiptare, tubi që bën ftohjen e termocentralit është çarë dhe ka shkaktuar fikjen e menjëhershme të TEC-it. Edhe pse avaria nuk u bë publike as nga KESH-i dhe as nga kompania italiane, mësohet se bëhet fjalë për një defekt të rëndë, që do të kërkojë shtyrjen edhe me një vit të afatit të dorëzimit të termocentralit, i cili duhej të kishte përfunduar vite më parë. Pas avarisë KESH-i ka refuzuar marrjen në dorëzim të veprës, duke i kërkuar Bankës Botërore, që është edhe financuesi i projektit, të pezullojë pagesën e mbetur për kompaninë italiane, një shifër prej 10 milionë eurosh, kërkesë që është pranuar nga banka. Ndërkohë nuk ka ende një përgjigje zyrtare nga ana e kompanisë italiane në lidhje me atë çfarë ka ndodhur dhe thanë se do ta bëjnë këtë pasi të kenë marrë miratimin nga selia qendrore në Itali. Por burime konfidenciale nga KESH-i thonë se shkaku i defektit është cilësia e dobët e punimeve nënujore. Të martën termocentrali u fut në konservim dhe do të qëndrojë ashtu për një vit, derisa kompania italiane të ndërtojë nga fillimi sistemin ftohës. Zyrtarisht vetëm kostoja e shtyrjes së projektit shkon rreth 400 mijë euro për shkak të shtyrjes së kontratës me kompaninë zvicerane “Kolacem”, që bën supervizimin e punimeve. Por kjo mund të jetë vetëm një pjesë e vogël e kostos shtesë, pasi, nëse vendi do të përballet gjatë muajve në vazhdim me thatësirë dhe ndërprerje të energjisë, kostoja mund të shumëfishohet për shkak të energjisë së munguar.
Kreu i Dhomës së Tregtisë në Fier: Ky është fenomen ndërkombëtar
Konsumatori fierak për bukën: Se përballojmë dot çmimin e ri
Reagojnë ashpër banorët e qytetit të Fierit për vendimin e shoqatës së prodhuesve të bukës për rritjen e çmimit të produktit të përditshëm. Pas deklaratave të prodhuesve të bukës dhe kërcënimeve për rritjen e çmimit të bukës edhe në rajonin e Fierit kanë qenë të menjëhershëm reagimet e konsumatorëve, të cilët nuk e presin këtë rritje të menjëhershme dhe e komentojnë si shtrenjtim të dukshëm të jetesës. Ata kërkojnë ndërhyrjen nga ana e shtetit për të mos lejuar rritjen e çmimit të bukës dhe shprehen se nuk mund ta përballojnë me pagat dhe pensionet që marrin. “Edhe kjo na u desh! Kam vetëm pension 120 mijë lekë të vjetra. Nuk përballojmë dot jetën në këtë mënyrë! Rritet energjia, uji, buka - gjithçka!” - thotë një pensioniste, banore e lagjes “Liri” në Fier.
Ndërsa prodhuesit e shpjegojnë se rritja e çmimit të bukës është e pashmangshme pas kapërcimit të çmimit 580 lekë për 1 kg miell. Edhe kreu i Dhomës së Tregtisë në Fier, Shezai Çobaj, ka dhënë komentin e tij mbi situatën. Sipas tij, pavarësisht lëvizjeve të çmimit në tregun ndërkombëtar dhe produkteve si grurë dhe miell, këto lëvizje ndihen në Shqipëri një muaj më vonë. Ai ka folur edhe si konsumator i këtij produkti, duke theksuar se po rritet çmimi i grurit dhe ky fakt nuk vjen nga Shqipëria. “Për shkak të problemeve në Rusi dhe Kanada, me uljen e sipërfaqeve të kulturës së grurit dhe rritjes së çmimit të tij, në fakt kjo do të ndikojë në të gjithë botën dhe do të ketë rritje çmimi”, - ka thënë Çobaj. Ai shton se nuk duhet të ketë panik. “Unë jam në ruajtje të biznesit dhe ne duhet të jemi më realistë. Në rast se rritet çmimi i grurit dhe i miellit, kuptohet që edhe produkti i tyre, buka, do të shtrenjtohet. Është një fenomen që qoftë buka, qoftë rritja e karburanteve me 10%, në Shqipëri realizohet në masën 20%”, - tha ai.
Aurora Damini