Biznesi ri, si paguhen kontributet
12/08/2010 Instituti i Sigurimeve Shoqërore përgatit manualin sqarues për pagesat e kontributeve
Sa janë pagesat dhe ku duhet të drejtohen punëdhënësit. Afati për shlyerjen e detyrimeve
Të gjithë qytetarët që duan të hapin një biznes të ri duhet të ndjekin një sërë procedurash të përcaktuara qartë, në mënyrë që të mos penalizohen nga tatimet për mospagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore. Në manualin e kontributeve të përgatitur nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore përcaktohen qartë të gjitha etapat që duhet të ndjekë një person deri në hapjen e biznesit të tij. Kështu, përpara fillimit të veprimtarisë ekonomike dhe për efekt të pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, fillimisht ju duhet të regjistroheni në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR). Më pas duhet të paraqitni pranë Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore kopjen e certifikatës së identifikimit të personit të tatueshëm. Agjencia e Sigurimeve Shoqërore, mbështetur në këtë dokument, realizon regjistrimin tuaj në organet e sigurimeve shoqërore. I vetëpunësuari dy ditë pas regjistrimit në QKR duhet të dorëzojë në organin tatimor listën e punonjësve të papaguar të familjes, me të cilët punon e bashkëjeton, formularin E-SIG 027/a “Pasqyra e të punësuarve për herë të parë, atyre rishtazi si dhe e të larguarve nga puna”. Ndërkohë të vetëpunësuarit dhe personat e papaguar të familjes që ushtrojnë veprimtari ekonomike sigurohen në mënyrë të detyrueshme për barrëlindje, pensione dhe sigurim shëndetësor. Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për vete dhe për punonjësit e papaguar të familjes mbi 16 vjeç, që punojnë e jetojnë ligjërisht, llogariten mbi bazën e pagës mujore minimale, e cila duke filluar nga data 1.07.2010 e në vazhdim është 16 820 lekë në muaj. Për kontributet e sigurimeve shoqërore ju paguani 23 për qind të pagës minimale mujore prej 16 820 lekë, e barabartë kjo me 3868 lekë në muaj, ndërsa për kontributet e sigurimeve shëndetësore ju paguani 7 për qind të pagës minimale mujore prej 16 820 lekësh, pra 1177 lekë në muaj. Për sa i përket afatit të pagesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, ato paguhen çdo tremujor, brenda datës 20 të muajit të parë, pas përfundimit të çdo tremujori kalendarik. Pra, jo më vonë se datat 20 prill, 20 korrik, 20 tetor, 20 janar. Por në rast se kontributet nuk paguhen në kohë, zbatohen penalitete. Për sa i përket mënyrës se ku dhe si paguhen kontributet, në manual saktësohet se këto detyrime mund të paguhen në filialet e bankave të nivelit të dytë ose të Postës Shqiptare. “Pas pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ju dhe pjesëtarët e familjes me të cilët ju punoni do të pajiseni nga Agjencia e Sigurimeve Shoqërore me librezën e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore”, - theksohet në manual. Duke pasur parasysh interesin, në këtë manual përcaktohet se Instituti i Sigurimeve Shoqërore pajis punëdhënësit me librezat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, sipas kërkesave që bëhen pranë këtyre organeve. Punëdhënësi i pajis të punësuarit me librezën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe e plotëson çdo muaj, në datën e pagesës së pagës mujore.
Përfitimet afatshkurtra
Mbështetur në ligjin për sigurimet shoqërore, punëdhënësit duhet të llogaritin dhe të paguajnë për punëmarrësit e tyre përfitimet afatshkurtra si për sëmundje, ashtu dhe për barrëlindje. Kur punëmarrësi është i sëmurë ose përkujdeset për fëmijën e sëmurë që ka në ngarkim, të vërtetuar me raporte mjekësore, kontributet për sigurimet shoqërore e shëndetësore deri ditën e 14-të me raport mjekësor deklarohen njëlloj sikur punëmarrësi të mos jetë i sëmurë dhe paguhen sipas përcaktimit në Kodin e Punës, ndërsa nga dita e 15-të e raportit mjekësor punëmarrësi i siguruar ka të drejtë të marrë përfitime për paaftësi të përkohshme nga fondet e sigurimeve shoqërore. Ndërkohë mësohet se punëdhënësi është i detyruar të nënshkruajë një kontratë pune me punëmarrësit me kohë të plotë ose të pjesshëm. Punëdhënësi duhet të mbajë regjistra për periudhën e marrëdhënieve të punës dhe shumat e paguara për çdo punëmarrës me kohë të plotë ose të pjesshme. Gjithashtu ai duhet të bëjë sigurimin e çdo punëmarrësi me kohë të plotë ose të pjesshme, duke filluar nga data e fillimit të punës. Pjesë e detyrimeve është edhe bërja e llogaritjes, deklarimit dhe pagesa e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore brenda afateve të përcaktuara për çdo punëmarrës.
Paga për kontributet
Paga bruto e punonjësve bëhet në mbështetje të VKM nr. 285, datë 4.05.2007 “Mbi pagat referuese..”. Ndërkohë pagat referuese janë përcaktuar në këtë VKM sipas rrethit ku zhvillohet veprimtaria ekonomike, llojeve të veprimtarive ekonomike si dhe pozicionit të punës. Llogaritja e kontributeve për çdo punëmarrës individual mbështetet në pagën bruto mbi kufirin e pagës minimale mujore, deri në kufirin e pagës maksimale mujore. Paga bruto evidentohet në listëpagesën tip, e cila është dokumenti bazë për evidentimin e kontributeve individuale. Paga bazë minimale mujore për punonjësit për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në shkallë vendi është 19000 lekë, ndërsa paga maksimale është 84100 lekë. Ndërkohë punëdhënësi duhet të dorëzojë rregullisht sipas afatit të caktuar listëpagesat, të cilat janë i vetmi dokument që vërteton pagesën e kontributeve për çdo punonjës. Listëpagesa është dokumenti bazë për dhënien dhe llogaritjen e përfitimeve për çdo punonjës si dhe vërtetimeve të kërkuara prej tyre, pasi, nëse ky dokument nuk ekziston në arkiv, atëherë penalizohet punonjësi që aplikon për dokument.
për moslëshim deklarate sanksioni 10 mijë lekë
Gjobat, sa penalizohet biznesi
Mosdeklarimi i punonjësve, nga 10 deri 20 mijë lekë
Përpara fillimit të veprimtarisë ekonomike dhe për efekt të pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, së pari bëhet regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Dy ditë pune pas regjistrimit në QKR dorëzohet pranë organit tatimor lista e të punësuarve, me pagën përkatëse, sipas formularit E-SIG 027/a “Pasqyra e të punësuarve për herë të parë, atyre rishtazi si dhe të larguarve nga puna”. Pagesa e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore bëhet nga punëdhënësi sipas afateve të përcaktuara me ligj. Punëdhënësi ka detyrim ligjor për llogaritjen, deklarimin dhe pagesën e kontributeve në kohën dhe masën e duhur. Listëpagesa është një deklaratë e subjektit, në të cilën evidentohen kontributet individuale dhe, si e tillë, në mbështetje të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” tatimpaguesi që nuk lëshon deklaratën tatimore në afat dënohet me gjobë me 10 000 lekë për çdo deklaratë tatimore të padorëzuar. Punëdhënësi që nuk ka deklaruar në organin tatimor çdo të punësuar rishtazi, të paktën 48 orë përpara fillimit të punës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së kontributeve të papaguara, detyrohet të paguajë edhe një gjobë 10000 deri 20000 lekë për çdo rast. Punëdhënësi duhet të dorëzojë rregullisht sipas afatit të caktuar listëpagesat, të cilat janë i vetmi dokument që vërteton pagesën e kontributeve për çdo punonjës. Listëpagesa është dokumenti bazë për dhënien dhe llogaritjen e përfitimeve për çdo punonjës, si dhe vërtetimeve të kërkuara prej tyre.
Përfitimet nga skema e sigurimeve shoqërore:
Pension bazë pleqërie
Pension i pjesshëm pleqërie
Pension pleqërie i reduktuar
Pension familjar
Pension invaliditeti
Pension i pjesshëm invaliditeti
Shërbim shëndetësor dhe rimbursim ilaçesh
Dokumentet për pagesat e kontributeve
Për të realizuar pagesën e kontributeve, fillimisht duhet të merrni dhe të plotësoni formularët tip, që janë:
“Listëpagesa e sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimi mbi të ardhurat nga punësimi”, - E-SIG 025/a2, e cila vendoset vetëm në faqen e prapme të kopjes së tretë të formularit të plotësuar të deklarimit dhe pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe sigurimeve shëndetësore.
“Formular i deklarimit dhe pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe sigurimeve shëndetësore”, - E-SIG 011-012/a, i plotësuar në tri kopje.
Këta formularë mund ti tërhiqni pas datës 5 të muajit që pason mbylljen e çdo tremujori kalendarik në organin përkatës tatimor. Së bashku me formularët janë edhe udhëzimet për plotësimin e tyre (udhëzimi për plotësimin e listëpagesës dhe udhëzimi për plotësimin e formularit të deklarimit dhe të pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe sigurimeve shëndetësore). Fillimisht do të plotësohet listëpagesa dhe më pas, mbështetur në të dhënat e saj, do të plotësohen tre formularët e deklarimit.
Për subjektet e biznesit të madh
Formulari E-Sig 025/a.1 – “Listëpagesa e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe tatimi mbi të ardhurat nga punësimi”, i cili dorëzohet në organin tatimor jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës.
Formulari E-Sig 027/a – “Pasqyra e të punësuarve për herë të parë e atyre rishtazi si dhe të larguarve nga puna”, i cili dorëzohet në organin tatimor të paktën 48 orë përpara fillimit të punës së të punësuarve që fillojnë punë për herë të parë apo janë të punësuar rishtazi, si dhe brenda 10 ditëve për të larguarit nga puna.
Formulari E-SIG 011-012/a - “Formuar i deklarimit të pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore” i plotësuar në dy kopje dorëzohet në bankë ose në Postën Shqiptare, pasi konfirmohet shuma e paguar, një kopje banka ia dorëzon tatimpaguesit dhe kopjen tjetër ia dërgon organit tatimor.
Për subjektet e biznesit të vogël
Formulari E-Sig 025/a.2 – “Listëpagesa e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe tatimi mbi të ardhurat nga punësimi”, e vendosur në faqen e prapme të kopjes së tretë të formularit të deklarimit, dorëzohet në bankë ose në Postën Shqiptare jo më vonë se data 20 e muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori kalendarik. Pra, jo më vonë se datat 20 prill, 20 korrik, 20 tetor, 20 janar.
Formulari E-Sig 027/a – “Pasqyra e të punësuarve për herë të parë e atyre rishtazi si dhe të larguarve nga puna”, i cili dorëzohet në organin tatimor të paktën 48 orë përpara fillimit të punës të të punësuarve që fillojnë punë për herë të parë apo janë të punësuar rishtazi, si dhe brenda 10 ditëve për të larguarit nga puna.
Formulari E-SIG 011-012/a - “Formuar i deklarimit të pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”, i plotësuar në tri kopje dorëzohet në bankë ose në Postën Shqiptare. Në kopjen e tretë të formularit të deklarimit, në faqen e prapme të tij, vendoset dhe plotësohet listëpagesa E-SIG 025/a2.
Formulari E-SIG 046/a – “Pasqyrë deklarimi me të dhënat për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimi mbi të ardhurat nga punësimi”, dorëzohet vetëm nga subjektet që bëjnë dorëzimin e deklarimeve në format elektronik.