Furtuna u paralajmerua ne gazeten Shqiptarja.com
Furtuna e arrestimeve qe kane nisur ne administraten shteterore u paralajmerua nga shefi i Antikrimit-Ekonomik Financiar Bedri Gjonaj ne nje interviste dhene dje e botuar sot per te perditshmen me te re ne treg Shqiptarja.com. Ja teksti i plote i shkrimit te botuar.
Nga POLI HOXHA
Nje furtune e vertete arrestimesh dhe shoqerimesh pritet brenda ketij viti ne administraten shteterore duke nisur ne disa ministri te rendesishme dhe deri ne njesite lokale e vendore. Antikrimi Financiar ne Drejtorine e Policise se Tiranes ne bashkepunim me prokurorine tasheme kane kopsitur 15 dosje dhe shume shpejt pritet arrestimi dhe ndjekja penale e mbi 20 zyrtareve mes te cileve drejtore deri ne nivele te larta.
Lajmi konfirmohet per shqiptarja.com qe e ka botuar ne edicionin e sotem nga shefi i Antikrimit Ekonomik-Financiar Bedri Gjonaj i cili thekson njekohesisht se shume shpejt ne bashkepunim me prokurorine goditja kunder korrupsionit ne administraten shteterore dhe ne ate te pushtetit lokal do kete emra te pervecem deri ne rang drejtor drejtorish.
Hetimet
Sipas Gjonajt tashme jane ne perfundim e siper hetimet per 15 ceshtje te renda korrupsioni ne te cilat jane perfshire nga zyrtare te vegjel deri ne drejtore te medhenj ne ministri te ndryshme. Kreu i antikrimit financiar pohon se goditje te korrupsionit do te kete vecanerisht ne disa ministri dhe drejtori rajonale si dhe ne struktura te pushtetit lokal dhe vendor.
Nje pjese e mire e ceshtjeve korruptive qe se bashku me prokurorine jane ne mbyllje te hetimit u perkasin ministrive te Shendetesise dhe asaj te Arsimit. Per mjaft emra te rendesishem priten vetem urdher-arreste nga ana e gjykates.
Behet fjale per vepra penale si marrje rryshfetes abuzime te renda me detyren mitmarrje etj. Mesohet se gjate hetimeve jane perdorur ne rruge operative metoda speciale te investigimit si pergjimet dhe filmimet e zyrtareve te denoncuar per korrupsion. Gjonaj pohon se tashme goditja e korrupsionit ka kaluar nga nivelet e ulta ne ato mesatare dhe me te larta deri ne rangje drejtoresh te medhenj.
Synimi i tyre eshte qe efektshmeria e luftes te rritet te pakten 10 ne krahasim me vitin e kaluar.
Goditjet
Detyrat e shtepise qe Bashkimi Europian i ka dhene vendit tone si kusht te panegociueshem per pranimin ne gjirin e vet duket se jane kuptuar dhe marre me seriozitetin me te larte per pjesen qe u takon ne stafin e Sektorit Kunder Krimit Ekonomik-Financiar ne Drejtorine e Policise se kryeqytetit. Investigimi dhe goditja e korrupsionit ne administrate ne te gjitha nivelet eshte kthyer ne prioritet vecanerisht per specialistet e antikorrupsionit. Keshtu vetem per periudhen Janar-Tetor te ketij viti jane evidentuar dhe cuar ne prokurorine e kryeqytetit 159 vepra penale qe kane te bejne me kete krim. Jane zbuluar dhe ndjekur penalisht 245 autore nga te cilet 36 jane arrestuar kurse te tjeret po ndiqen ne gjendje te lire.