E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fury mendon rikthimin në ring… për të sfiduar Usyk

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Tajson Fury, po mendon rikthimin në ring edhe pse në janar lajmëroi largimin përfundimatr nga bota e këtij sporti.

Në ditët e fundit britaniku ka publikuar një video ku shikohet në shoqëri të ish-trajnerit të tij dhe ku tregon qartë dëshirën që ka për tu ndeshur me kampionin e botës në fuqi Aleksandër Usyk, i cili e ka mposhtur plot dy herë.

Sipas stafit të tij të afërt, Fury ka ndryshuar mendje dhe do që të përgatitet për rikthimin e madh në momentin kur rivali i tij Usyk lajmëroi se do të ndeshet me Daniel Dubois më 19 qershor në “Wembley“ ku pritet që të jenë të pranishëm rreth 100.000 mijë spektatorë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›