E Hënë, 2 Nëntor 2026

Atletico çmendet për Romeron, 50 milionë për të bindur Tottenhamin

Një nga qendërmbrojtësit më të mirë në qarkullim mund të ndryshojë ekip këtë verë. Cuti Romero në fakt prej disa kohësh është në fokusin e Atletico Madridit. Sponsori i tij i parë është bashkatdhetari i tij, Cholo Simeone, i cili e sheh qendërmbrojtësin e Tottenhamit si përforcimin e përsosur për mbrojtjen e Colchoneros.

Futbollisti duket i interesuar për një transferim të mundshëm në Madrid, por Spurs do të duhet të binden: klubi anglez në fakt e vlerëson Romeron me rreth 70 milionë euro, shifër që Atletico nuk do të dëshironte ta arrinte.

Megjithatë, sipas gazetës spanjolle As, spanjollët janë gati të hedhin në tavolinë 50 milionë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›