E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata- Basha: 4 vitet e ardhshme, Elbasani zemra ekonomike e vendit

Në katër vitet që vijnë tha Basha gjatë një takimi me banorët e fshatit Vidhas në Elbasan, nisur nga investimet e parashikuara, Elbasani do të jetë zemra ekonomike e Shqipërisë. 

ELBASAN- Ministri i jashtëm Basha, njëkohësisht dhe kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Elbasan, në një takim elektoral në këtë qytet u përsërit qytetarëve premtimin se brenda vitit të parë të mandatit të dytë shqiptarët do të lëvizin pa viza. Në katër vitet që vijnë tha Basha gjatë një takimi me banorët e fshatit Vidhas, nisur nga investimet e parashikuara, Elbasani do të jetë zemra ekonomike e Shqipërisë.

“Boshti qendror rrugor sëbashku me rrugën Tiranë-Elbasan, sëbashku me aksin që shkurton distancën Elbasan-Korcë, sëbashku me rrugën tjetër që e lidh me tregun verilindor do ta kthejë Elbasanin nga zemër gjeografike në zemër ekonomike të Shqipërisë” theksoi Basha.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›